INUK nis operacionin në Hudënisht të Pogradecit
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka nisur sot operacionin për prishjen e një sërë ndërtimesh në zonën turistike të komunës Hudënisht, përgjatë vijës liqenore Lin-Pogradec.

Me një shpërthim të kontrolluar, në ditët e fundit të vitit të kaluar është prishur një ndërtesë shtatë katëshe në këtë zonë, në breg të liqenit. Në vijim, pas ditëve të pushimit, INUK është përqëndruar në këtë rajon për kthimin në interes të qytetarëve të një hapësire të madhe publike, të zënë nga objekte të ndryshme.

Ky operacion do të zgjasë rreth dhjetë ditë, dhe në të do të përfshihen mjete të ndryshme të INUK, si dhe forca njerëzore të këtij inspektoriati.

INUK ka nisur hapjen e vrimave për vendosjen e lëndës plasëse në një objekt gjashtë katësh, ndërkohë që do të jenë tre ose katër godina të tilla, që do të shemben me shpërthim të kontrolluar.

Sipas planit të punës së INUK, në zonë janë rreth 20 objekte që do të prishen, një dhe disa katëshe, sipas një rendi të përcaktuar më parë nga ekspertët e INUK. Vetëm ditën e sotme janë shembur deri në këto momente katër objekte të përmasave të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori