INUK: Inspektim lumenjve
Denoncimet e fundit bërë nga ana e medive për shrfytëzimin e lumenjve ka çuar në këmbë INUK.
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur gjatë ditës së sotme një aksion për kontrollin e subjekteve prodhuese të cilat ushtrojnë aktivitet të paligjshëm në shtratin e lumenjve.

Gjatë një deklaratë të bërë për shtyp, ky organ INUK i bën thirrje subjekteve që shrytëzojnë inertet e lumenjve të mos marrin zhavorr nga shtretërit e tyre pasi duke filluar nga data 1 nëntor ky veprim është i palejueshëm.

Shfytëzimi i paligjshëm i lumenjëve mbetet sërish një problem që nuk ka gjetur zgjidhje ende. Pavarësisht urdhërit të firmosur nga kryeministri në vitin 2006 dhe deklaratave të ministrit të Mjedisit që sanksionojnë subjektet të cilat shfrytëzojnë inertet e lumenjve, firmat e ndërtimit vijojnë shfrytëzimin e tyre.

Ndër lumenjtë më të shfrytëzuar gjatë kohëvë të fundit ka qenë lumi i Erzenit. Ku në këtë lum po merrren shumë inerte për ndërtimin e unazës së Tiranës./albeu.com/.

Shtuar më 02/11/2011, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori