Shpresat e Liverpoolit për titull marrin përgjigje sot

Kryeministri i Anglisë gjatë ditës së sotme do të mbajë një mbledhje me kabinetin e tij, para se të drejtohet në një konferencë për masat e reja që do të merren në këtë vend.

Mediet raportojnë se bllokimi i Anglisë në luftën kundër koronavirusit do të zgjatet deri në qershor.

Mbetet të shihet se në masat e reja cila do të jenë vendimet për sportin, e në këtë rast futbollin.

Një mbyllje edhe e futbollit, me shumë mundësi do të nënkuptonte fundin e këtij sezoni në Premierligë, diçka që tashmë e ka bërë Holanda dhe Franca.

Gjitha ligat, e kanë për obligim që deri në fund të majit t’i dorëzojnë UEFA-s planin konkret për vazhdimin e sezonit nëse do të kenë mundësi, teksa kërkohet që në fund të korrikut të përfundohen sezonet, dhe gushti të lihet për Ligën e Kampionëve.

Me masat e reja në Angli, Premierliga do të duhej të dorëzohej, dhe të vendoste nëse Liverpoolit do t’i jepej titulli i këtij sezoni.

Kujtojmë se Liverpool ka 30 vjet që nuk fiton titull në Premierligë, ndërsa tani është larg vetëm dy fitore larg këtë suksesi.


Shtuar 30.04.2020 10:17