Intervista tek Çani, Sonila Meço si ndahet me akuza Ramës
Sonila Meço me anë të një statusi në Facebook ka thumbuar kryeministrin Edi Rama i cili mbrëmë dha një intervistë ndryshe në “Zonën e Lirë”.

Meço shkruan se Rama po harxhon orë të ditës e natës duke iu avitur çdo mikrofoni a rrjeti social për t’u mbrojtur nga akuzat publike për lidhje me krimin, ndërsa ekonomia, shëndetësia, arsimi, administrimi funksionojnë vetvetiu në sistemin ku ka futur “pilot automatik”.

Postimi në Facebook

Dmth një kryeministër harxhon orë të ditës e natës duke iu avitur çdo mikrofoni a rrjeti social për t’u mbrojtur nga akuzat publike për lidhje me krimin, kanabisin, trafiqet.

Se ekonomia, shëndetësia, arsimi, administrimi funksionojnë vetvetiu në sistemin ku ka futur pilot automatik.

Ndërkohë kazani zien e ngre flluska sa më shumë të palara t’i hedhësh.

Ja kujt i duhet kazani!!!! /albeu.com/

Shtuar më 28/10/2017, ora 08:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori