INTERVISTA/ Rama përballë Lufti Dervishit: Më në fund, intervistë mes njerëzish
Kryeministri Edi Rama ishte në një intervistë me gazetarin e njohur Lutfi Dervishi në emisionin "Përballë" në RTSH. Rama shkoi me kostumin sportiv në emision dhe i kërkon të falur Dervishit për paraqitjen duke thënë se kishte patur një agjendë të ngjeshur, ndërkohë në fund lëshon një nga batutat e tij duke thënë se më në fund kishte zhvilluar një intervistë mes njerëzish.

Intervista e plotë

Sondazhet e fundit, e nxjerrin fitues. Nëse edhe ju që do ta thoni fjalën tuaj me votë, me 25 qershor, e nxirrini fitues, atëherë njeriu që pretendon të modelojë shije, dhe të drejtojë vendin 4 vitet në vijim ka të drejtë të shkojë në Parlamentin e ardhshëm sportiv, me bluzë, e ndoshta jo me numrin 2 që ka mbajtur pothuaj gjatë gjithë fushatës dhe me të cilin është sot në studio, por me numrin 1.

Kjo fushatë zgjedhore që po mbyllet nëse do ta thonim me një batutë: ka ofruar tuta dhe batuta. Për të gjithë. Por ka ofruar edhe akronim: TT

Ky akronim shumëkujt i kujton pistoletën e famshme TT. Në të vërtetë është akronimi për dy fjalët më të përdorura në këtë fushatë: Timon dhe Tepsi. Jam i lumtur që sonte kemi rastin që të heqim “fishekët” dhe ta analizojmë TT me kryeminsitrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama.

-Zoti kryeministër, faleminderit që ju përgjigjët ftesës për të qenë në emisionin #Përballë në televizionin publik, dhe ju falenderoj për kohën që do të ndani me shikuesit e radiotelevizionit publik, ndjekësit e tij në rrjetet sociale facebook dhe youtube, dhe padyshim edhe në kanalin tuaj televiziv. ERTV

Rama– Shumë faleminderit dhe juve. Besoj se jam I falur për veshjen sepse është një axhendë super e ngarkuar, por unë kisha dëshirë të isha edhe këtu dhe ju përgëzoj për rilindjen e emisionit.

–Mesazhi sundues në këtë fushatë nga ana juaj ka qenë: votoni PS, të mos ndahet tepsia. Katër vjet më parë ju keni qenë violinë e parë, dirigjent dhe muzika bëhej sipas shkopit tuaj. Pse nuk e dirigjove orkestrën në një mënyrë të tillë që muzikantëve të mos u shkonte mendja te tepsia?

Rama: Atëherë, faleminderit për pyetjen. Unë besoj se për 44 muaj, se katër vjet bëhen në fund të shtatorit që të jemi të saktë dhe unë i numëroj me ditë, koalicioni ynë ka bërë një sërë reformash themelore për të jetësuar projektin e shtetbërjes. Pa këto reforma ne nuk do të ishim sot në kushtet kur kemi vendosur themelet për shtëpinë e shtetit shqiptar. Por nga ana tjetër …

…Dhe sot jeni në një pozicion, kur nuk keni mënevojë për koalicion?

Rama: Por nga ana tjetër sot ne e kemi të domosdoshme që krahas implementimit të plotë të reformës në drejtësi, porta e së cilës u hap plotësisht me përzgjedhjen e komisioneve të vettingut, të hapim edhe portën për një administratë shtetërore që të jetë e shtetit dhe jo e partive të pushtetit. Dhe e vërteta është që së pari, s’dua asnjë keqkuptim nga njerëzit e arsyeshëm. Kush pastaj nuk do të kuptoj është i lirë të mos kuptoj, që unë flas për një sistem qëështë ngritur prej 27 vjetësh, nuk flas për diçka që ndodhi sot, apo ndodhi në këto 44 muaj. Së dyti, unë nuk flas për një parti apo për një parti tjetër. Unë flas për të gjitha partitë…

-Po, por kur ju flisni njerëzit menjëherë kanë në mendje diçka konkrete.

Rama: E qartë…

-Ju ke-i qenë timonier i vetëm për 713 407 votues socialistë, që më 2013 ju kanë njohur ju si të tillë. Keni sot një mesazh për ta?..

Rama: çka po thosha është që janë disa reforma, të cilat janë shumë të vështira dhe nuk janë bërë në çerek shekulli për shkak se janë reforma që prekin drejtpërdrejtë interesat e atyre që duhet t’i votojnë reformat, pra të partive. Kështu është reforma në drejtësi dhe prandaj ishte kaq e vështirë. Kështu është edhe reforma në administratën shtetërore dhe prandaj është kaq e vështirë. Dhe prandaj unë sot ju them shqiptarëve që 44 muaj më parë dhe në këto 44 muaj kjo reformë ishte e pamundur. Sot mund ta bëjnë ata të mundur. Dhe si mund ta bëjnë të mundur?! Duke i dhënë fuqinë PS-së, pavarësisht bindjeve, se këtu nuk flasim për një administratë shtetërore të majtë apo të djathtë, flasim për një administratë shteti që t’u shërbejë të majtëve dhe të djathtëve, në mënryë që PS të mos jetë e shantazhueshme. Dhe e fundit, koalicioni ynë për mua ka qenë një histori suksesi. Jam shumë I keqardhur, që papritur e pakujtuar pati gjithë këtë…

–Nuk e kuptoj dot histori suksesi, kur në këtë fushatë dëgjojmë akuza të tilla që kryetari I LSI-së ju çon denoncim në prokurori për një deklaratë tuajën, për policinë për të cilën kërkuat ndjesë….

Rama: Flas për koalicionin, nuk flas për vijën e sjelljes së aleatëve në këtë fazë, qëështë një vijë sjelljeje tërësisht e pajustifikueshme, as nga ana etike, as nga ana morale, as nga ana politike, as nga ana qytetare, por kjo ështëçështja e tyre. Unë flas për bilancin në raport me atë qëështë qëllimi im themelor në këtë detyrë, të bëjnë shtet. Sot është momenti që të atakojmë atë qëështë kanceri në trupin e administratës shtetërore.

-Ju nuk keni qenë i vetëm në timon, por në anën tjetër keni patur nën kontroll instrumenta të tjerë, policia ka qenë e gjitha e juaja, inspektoriate kontrolli, departamenti antikorrupsion po ashtu…nuk janë këta të mjaftueshëm për të mos u shantazhuar nga pjesa…

Rama: S’ka lidhje. Nuk flitet për shantazhe të natyrës penale. Flitet për të qenit i shantazhueshëm politikisht.

...Për kolonizimin e administratës publike me militant partie.

Rama: Bravo dhe faleminderit që solle policinë. Për shembull, nëse sot policia është krejt ndryshe nga ajo që ishte, pavarësisht se duhet dhe do të jetë edhe më mirë në katër vitet e ardhshme, kjo erdhi si rezultat I faktit që ne kishim mundësinë që të vendosnim traun për të gjitha partitë dhe për të gjithë deputetët.

-Ju jeni I kënaqur me policinë edhe në nivelin e parë, edhe në nivelin e lartë?

Rama: Më lejoni ta mbaroj… për të gjithë deputetët. Pra, unë i kam thënë të gjithë deputetëve të PS-së se historia që deputetët emërojnë shefa komisariatesh, historia i bëjmë presion ministrit për të vendosur drejtorin e policisë duhet të marrë fund.

-që parkojnë para rrugëve dhe trotuarëve…

Rama: Ato po e po, nuk diskutohet. Po kështu në arsim. Ne kemi pasur sukses me vendosjen e traut për emërimet e mësuesve. I kemi vendosur një tra partive politike, edhe partisë socialiste. Këtë gjë nuk e kemi bërë dot…

-Qëllimi juaj është për të ndarë administratën nga partitë politike…

Rama: Bravo, këtë gjë nuk e kemi bërë dot me administratën shtetërore.

–Nëse votuesit shqiptarë nuk do t’ua japin timonin vetëm, do të ndash prap tepsinë?

Rama: Unë nuk flas me nëse…

–Jemi në një situatë hipotetike, që ose do ta keni ose nuk do ta keni timonin vetëm. Se të dyja situatat janë hipotetike.

Rama: Dakord, ju mund t’i bëni hipotezat se kyështë profesioni juaj. Ndërkohë që detyra ime është që deri më 25 qershor të gjej çdo rrugë dhe të përdor çdo sekondë për t’i thënë shqiptarëve që e kanë ata në dorë. Këtu nuk bëhet fjalë që tepsinë e pushtetit ta marrë vetëm PS-ja. Këtu bëhet fjalë që tepsinë ta çojmë për skrap dhe PS-ja të marr përsipër që në katër vjet t’u jap shqiptarëve zyra hipotekash, pantentash, liçensash, dokumentash dhe inspektoriate që janë shteti. Jo një parti, një parti, një parti e pushtetit.

-Të kalojmë te nëse-në që do t’ju pëlqej. Nëse ju arrini objektivin, që siç thonë edhe sondazhet e fundit, do të merrni 71 mandate vetëm. Do të ftoni parti të tjera në koalicion?

Rama: Këtu pastaj do të ndodh një ndryshim themelor….

-Ja këtu, në këtë rastin e nëse-së ju përgjigjeni…

Rama: Jo, jo, unë flas në parim. Nuk ju thashë a do të ftojmë apo jo. Këtu ju thashë, atëherë do të ndodh një ndryshim themelor. Cili do të jetë ndryshimi themelor? Deri sot koalicionet nisen nga tepsia. Pra, partia fituese nuk bën dot gjithçka që do të donte të bënte sepse paraprakisht duhet të kalojë nga ndarja e tepsisë. Partitë e tjera përpara se të të japin votbesimin për të bërë qeverinë, duan të kenë të qartë se sa pjesë të tepsisë do të kenë. Pra, sa drejtori, sa agjenci, sa inspektoriate, sa kështu, sa ashtu, deri dhe sa pastruese nëpër institucione. Nëse ne kemi shumicën e mjaftueshme, pra jemi të pashantazhueshëm politikisht e kam fjalën, atëherë…

-Ju do të ftoni…?

Rama: Atëherë koalicionet janë njëçështje programore, janë njëçështje që lidhet me vlerësime strategjike për vendin dhe jo hajde edhe ti se unë s’kam numrat, edhe po të jap edhe ty një copë nga shteti që s’është I imi, është i të gjithëve.

-Cila është kauza për të cilën nuk pranoni asnjë kompromis?

Rama: Në ç’kuptim?

-Duke ftuar të tjerët.

Rama: Këtë do ta vendosin shqiptarët…

-A keni një kauzën tuaj që nuk pranoni të formoni një qeveri qoftë duke kërkuar votat e të tjerëve. Ju po thoni që do ta mbështesni mbi program. Atëherë pyetja është kjo: a ka ndonjë tezë të programit të partive që shikoni rrotull që ju pëlqen dhe do të donit ta adoptonit?

Rama: Mund të ketë gjëra interesante lart e poshtë, po mendoj që partitë…

-Ka ndonjë gjë që të pëlqen, që e ke pikasur në fushatë?

Rama: Mendoj që partitë e tjera, duke filluar nga PD-ja, kanë programin që kemi parë dhe kemi dëgjuar që nga viti ’91. Po të bëni një kërkim në të gjithë fushatat, të gjithë pa përjashtim, hynë në një garë se kush do t’i çojë taksat më shumë përtokë dhe kush do i çojë shpenzimet më shumë në qiell për njerëzit…

–Dhe paratë, në këtë rast i sjellin mullinjtë e erës …

Rama: Kjo është një garë vetëm për t’i trajtuar njerëzit si peshq, duke u përpjekur me karemin më atraktiv. Po kjo nuk ka funksionuar. Ndërkohë që ne kemi një qasje tjetër. Qasja jonëështë: mund ta rrisim ekonominë mbi 5%, mund të ulim papunësinë në një shifër, mund të vendosim në dispozicion të njerëzve 600 mijë dollarë për rritjen e rrogave, 40% në katër vitet e ardhshme, mund të vendosim 240 milion dollarë për pensionet, për t’i rritur ato çdo vit…

-Kjo është e mundur vetëm nëse ju merrni…

Rama: Prit, një sekondë. Por këto të gjitha si rezultat i proçesit të të bërit shtet. Se nëqoftëse nuk ke shtet, të gjitha këto receta janë në hava. Se nuk mund të thuash ti do të ul taksat e do të rris shpenzimet nëse nuk ke shtet dhe nëse pastaj je i detyruar, siç kanë qenë të detyruar në çerek shekulli, të nxjerrin të ardhura nga taksat 150 milionë dollarë që të mbushin gropën e vjedhjeve në sektorin energjitik. Pra, është komplet kontradiktore e gjitha si qasje dhe është një copy-paste i vitit ’91, ’96, ’98, 2000, etj, etj. Ne kemi qasje tjetër. Për ne është rritja ekonomike që vjen si rezultat I vendosjes së themeleve dhe shtëpisë së shtetit shqiptar.

-Mesa po kuptoj, dallimi në këtë fushatëështë kjo, që nëse i keni ose nëse nuk I keni 71 mandate, qasjen ndaj partnerëve të mundshëm ju do ta bëni mbi bazën e programit të tyre?

Rama: Ekzakt.

-Dhe a ka ndonjë tezë që keni dëgjuar në fushatë të këtyre partive që janë në fushatë, nuk janë shumë këtë rradhë, 18, që ju pëlqen dhe doni ta adoptoni?

Rama: Nuk ka asnjë arsye për të bërë koalicion me askënd këtu nëse do më thoni që ndonjëri përfaqëson ndonjë pasuri programore. Arsyet për koalicion këtu….

-Flasim teza, ide, propozime…

Rama: Arsyet për koalicion këtu mund të jenë të lidhura vetëm me fuqëzimin e vullnetit politik për të bërë reformat e mëdha dhe për të çuar përpara proçesin e integrimit.

-Një nga reformat e mëdha ka qenë reforma e drejtësisë dhe vettingu. Zoti kryeministër kur prisni që vettingu të fillojë të jap rezultat?

Rama: Komisionet u ngritën siç e patë. Jam shumë i kënaqur që kemi disa personalitete të përfshira në këtë proçes si Ina Rama, si Sokol çomo apo si Albana Shtylla që janënjë garanci e madhe profesionale dhe një garanci e madhe morale për këtë proçes. Po ashtu sikundër jam shumë i qetë sepse pas gjithë këtij proçesi është Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe unë jam i bindur që deri në fund të këtij viti do të fillojmë të shikojmë gjykatës dhe prokurorë që nga nivelet e larta që do të duhet të lënë pallatin e drejtësisë për shkak të mos justifikimit të pasurisë së tyre, për shkak të mos justifikimit të lidhjeve të tyre të dyshimta dhe për shkak të mos justifikimit të vendimarrjeve të tyre.

–Sa kohë i jepni ju pastrimit të drejtësisë si rezultat i proçesit të vettingut?

Rama: Unë them që së pari, kjo do të fillojë të japë shenjat e para brenda këtij viti. Së dyti, vetë fakti që kjo fillon,… ndryshimi i marrëdhënieve të drejtësisë, të trupës të gjykatësve dhe prokurorëve do të jetë i ndjeshëm menjëherë. Dhe së treti, mos harrojmë një gjë sepse unë e kuptoj shumë mirë pyetjen tuaj dhe është një pyetje e kudondodhur, ashtu sikundër është edhe një shqetësim i kudondodhur. Në 44 muaj nuk bëhet dot shtet siç unë dua që ta bëjnë dhe siç duhet bërë. Sepse vimë nga një periudhë kaosi, pa shtet prej shumë e shumë vitesh. Dhe nëse krahasohemi me të tjerët nuk duhet të harrojmë asnjëherë se të tjerët këto beteja i kanë bërë jo dekada, por edhe shekuj përpara.

-A shikoni ju parametra të matshëm si rezultat i proçesit të vettingut?

Rama: Patjetër. Unë besoj që nga proçesi i vettingut do të ndodh ajo për të cilën vettingu bëhet. Pra do të ketë një ndarje, me filtër, racional, midis gjykatësve dhe prokurorëve që nuk mund të rrinë më në pallatin e drejtësisë, por që e kanë vendin përpara drejtësisë…

-Ky është pastrimi I gjyqësorit…

Rama: … dhe gjykatësve dhe prokurorëve që jam i bindur janë në sistemin e sotëm të drejtësisë me të gjitha standardet e duhura profesionale dhe të integritetit të tyre njerëzor që do të çlirohen nga sistemi. Sepse unë vazhdoj dhe e përsëris që nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, është sistemi që korrupton njerëzit. Njerëz të ndershëm në një sistem që korrupton janë lehtësisht të tundueshëm dhe janë lehtësisht të gabueshëm. Njerëz edhe të pandershëm në një sistem që nuk korrupton janë vështirësisht të korruptueshëm.

-Ky është efekti i pastrimit të gjyqësorit, por e kisha fjalën për parametra të tjerë se gjyqësori nuk do të pastrohet thjesht për estetikë dhe të rri i pastër.

Rama: Kjo nuk është estetikë, jo është thelb.

-Thelbi, por thelbi do të thotë….parametra të tjerë. A shikoni ju që politikanët do të jenë të frikësuar të bëjnë korrupsion për shkak se gjyqësori…

Rama: E shikoj për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse nëse i bëjmë pyetjen vetes pse në çerek shekulli, në këto 27 vjet, asnjë siç është bërë zakon të quhet peshk I madh nuk është ndëshkuar? Sepse gjykatësit janë të gjitha larva që janë rritur në pishinën e peshqëve të mëdhenj dhe kanë dalë nga ajo pishinë. Në ç’kuptim? Gjykatësit që janë në poste kyçe, në trupat ku do të duhej të gjykoheshin zullumet edhe të zyrtarëve të lartë, edhe të pushtetarëve më të fuqishëm, janë të vendsur prej tyre. Që do të thotë se është një marrëveshje e heshtur… unë nuk them që nëse i është dhënë vota x gjykatësi po themi për t’u bërë gjykatës I lartë, ose gjykatës kushtetues, ose gjykatës apeli… i është thënë që shiko unë do të jap votën, ti shko atje, po erdha unë… po marrëveshja është kjo: je I votuar nga unë..

-Ka qenë në Kushtetutë, njerëzit që zgjedhin presin që të gjykohen prej tyre pastaj…

Rama: Në këtë kuptim…

-Në këtë kuptim, që Gjykata e Lartë zgjidhet nga deputetët dhe deputët gjykohen nga Gjykata e Lartë. Kjo s’është më.

Rama: Sigurisht që kushtetueshmërisht kjo nuk ka qenë e gabuar nga pikëpamja… sepse ka qenë një lloj sistemi, por në vendin tonë kjo nuk ka funksionuar. Sot një gjykatës që do të dalë nga vettingu i pastër nuk ia ka më borxh askujt, përveçse ia ka borxh familjes së tij, vetes së tij, punës së tij dhe ia ka borxh njerëzve që të shërbejë për atë që ka detyrë. Pra, nuk është më në sikletin që shiko ky më ka dhënë votën, tani po më vjen dhe unë do ta fus në burg.

-Sa e identifikoni veten me rezultatin e reformës në drejtësi?

Rama: Veten në kuptimin …

-Si kryetar I PS-së…

Rama: Pa PS-në nuk do të kishte reformë në drejtësi.

–Nëse do të bënim tersin e Pojanit dhe do të thonim që vettingu pas dy vjetësh nuk jep rezultate të prekshme. A ka përgjegjësi në këtë rast kryetari i Partisë Socialiste?

Rama: Së pari njëherë që në tëgjitha rastet drejtësia në Shqipëri do të fillojë të rilind patjetër. Së dyti, cilësia e këtij proçesi, shpejtësia e këtij proçesi, qëndrueshmëria e këtij proçesi janë të gjitha për t’u parë dhe për t’u garantuar…

-Po a mban dikush përgjegjësi nëse diçka nuk shkon?

Rama: Edhe në këtë sens është e rëndësishme që vota të lidhet në mendjen e njerëzve edhe me këtë proçes. Më bëri shumë përshtypje kryetari i opozitës që tha në 25 qershor nuk do të votoni për reformën në drejtësi se ajo është punë e kryer. Jo, jo, në 25 qershor njerëzit do të votojnë edhe për ta garantuar zbatimin e reformës në drejtësi.

-E kisha fjalën tek përgjegjësia zoti kryeministër. Nëse nuk shkon, kush mban përgjegjësi?

Rama: Nuk flas me nëse asnjëherë, po unë mendoj që ne kemi bërë gjënë e duhur. Në çfarë sensi? Unë e kam thënë që ditën e parë, që reforma në drejtësi, se janë bërë shumë herë ndërhyrje që janë quajtur reforma, por kanë qenë vetëm arna dhe deformime. I kanë bërë gjithmonë politikanët në Parlament. Këtë herë politikanët vetëm duhet të japin mbështetjen politike dhe reformën duhet ta bëjnë ekspertët dhe duhet ta bëjnë ata që kuptojnë se çfarë bëhet dhe që nuk kanë konflikt interesi për të mbrojtur veten e tyre nesër. Dhe ne i kemi dhënë maksimumin e mbështetjes politike refromës, kështu që besoj që në këtë aspekt ne jemi me të drejtë kryelartë para shqiptarëve.

-Mirë atëherë, po e bëj pyetjen ndryshe. Kur mendoni se do të vij koha për të bërë një bilanc për reformën në drejtëi?

Rama: çdo vit do të ketë një bilanc për reformën në drejtësi. Por nëse më pyesni kur mendoni ju se pallati I drejtësisë do të jetë ai që duhet…

-Ndoshta do të dojë edhe 100 vjet, por në kuptimin e rezultateve të prekshme…

Rama: Unë mendoj që rezultatet e prekshme do të fillojnë hap pas hapi dhe pallati i drejtësisë i atyre që sot janë fëmijët tanë do të jetë një pallat drejtësie si në çdo vend normal të Europës.

-Nëse ecën gjithçka mirë ju keni kredon të thoni që e nisëm këtë betejë dhe e çuam deri në fund. Por nëse nuk ecën mirë do t’i mbetet miqve euro-amerikanë përgjegjësia që nuk eci reforma?

Rama: Nuk ka asnjë arsye të mos eci, e para. Dhe e dyta, nuk ka reformë të përsosur në kuptimin që të mos ketë nevojë për axhustime. Se po të ishte ashtu nuk do të bënin reforma as gjermanët që kanë shtetin më funksional, as suedezët, as danezët, as norvegjezët, që janë shtete si kompjuteri i Steve Jobs-it. Kështu që çdo proçes është një proçes ndryshimi I vazhdueshëm për të garantuar situatën dhe për të adaptuar gjëra që mbase mund të mos funksionojnë. është parashikuar në një mënyrë të caktuar në letër, në realitet shfaqet në një mënryë tjetër.

–Le të kalojmë tek njëçështje qëështë edhe pjesë e fushatës, që ka të bëjë me rolin e presidentit të zgjedhur. Nga mënyra e zgjedhjes, nga solemniteti i seancës, por sidomos nga deklarimet më pas duket se zoti Meta nuk ka dëshiruar të jetë president. çfarë do të dëshironte të bëhej zoti Meta?

Rama: Nuk e di. Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni atij. E vetmja gjë që unë mund të them dhe që e mendoj sa herë që dëgjoj me keqardhje këto kërcitje komplet jashtë kontekstit është që çfarë mund të bënte më shumë Shqipëria, çfarë mund të bënin më shumë shqiptarët, çfarë mund të bënte më shumë PS-ja, çfarë mund të bënim më shumë ne, aleatët dhe kolegët e tij…

… që “politikanin e tepsisë” e çuat në Presidencë …

Rama: Jo, jo..

-Nuk thuhet kështu në këtë rast…?

Rama: Më lërë ta mbaroj. Ai është i vetmi njeri në historinë e Shqipërisë, qëështë bërë edhe kryeministër, edhe kryetar kuvendi dhe President dhe kjo nuk është pak.

-Ai tha: “nuk jam i lumtur, jam i nderuar”, por nuk jam i lumtur…

Rama: Ky është një nder shumë i madh. Dhe kjo është pikëpyetja ime, çfarë mund të bëj më shumë një popull për njeriun sesa t’i bëj këto ndere kaq të mëdha, të cilat njeriu duhet të përpiqet me çdo kusht t’i meritoj. Ndërkohë që, e përsëris, kur unë flas për tepsinë nuk kam parasysh persona, nuk kam parasysh një parti apo një tjetër, kam parasysh një sistem. Dhe sigurisht që në këtë sistem partitë e mëdha, siç është PS, janë edhe ato fajtore për gjithë këtë mënyrën se si është ngritur sistemi, por njëkohësisht janë edhe viktimat e para dhe janë të parat që mund të justifikohen sepse kanë qenë të detyruara të jetojnë në këtë pengmarrje, ndërkohë që partitë e vogla ushqehen nga ky sistem. Të gjithë ata që sot kërkojnë vota nga partitë e vogla… po ia them shqiptarëve, pastaj ata të bëjnë çfarë të duan, t’i votojnë, mos i votojnë, është puna e tyre… votat i marrin me programe që e dinë se kurrë nuk kanë për t’i realizuar, siç del Ben Blushi dhe thotë do të japim 1 mijë euro për një bebe, muhabet kot. Apo siç del një tjetër do e bëj Shqipërinë zonë të lirë, parajsë fiskale dhe sapo vinë në Parlament, kërkojnë pjesë në tepsi, që të gjithë një për një dhe ky nuk është parashikim…

–Domethënë nëqoftëse janë që të gjithë ne nuk mund të përjashtojmë askënd nga kjo?

Rama: Të gjithë këta njerëz që vinë vërdallë me partira të krijuara për veten e tyre dhe për një rreth njerëzish të tyre janë pjesë e këtij sistemi. Atëherë çfarë duhet bërë? Duhet përmbysur sistemi. Dhe ku duhet përmbysur sistemi? Siç e bëmë përmbysjen e sistemit në shumë sektorë, duhet ta përmbysim në adminsitratën shtetërore dhe duhet ta bëjmë të qartë se nuk ka rrugë për partitë në administratën shtetërore.

-Pyetja ishte për presidentin e zgjedhur dhe ndoshta një aryse e ndryshimit të sjelljes së tij dhe këtij qëndrimi që ka LSI-ja gjatë kësaj fushate ka të bëjë me marrëveshjen e 17-18 majit. Negociata e gjatë konfidenciale që nisi natën e 17 majit dhe përfundoi më 18 maj deri më tani nuk ka asgjë publike të rrëfyer përveç notave romantike dhe referencave te personazhet e famshëm të tragjedisë së Shekspirit (Romeo dhe Zhuljeta)… A është koha për të bërë transparencë rreth kësaj marrëveshjeje që ka ndryshuar gjithçka besoj, dhe jo vetëm tonet e kësaj fushate?

Rama: Së pari njëherë unë habitem me këtë pyetje se nuk jeni i pari që e bëni. Negociatat konfidenciale. Nuk di ndonjë vend të botës…

-Që negociatat të jenë jo konfidenciale…

Rama: Nuk di ndonjë proçes që të ketë negociata me televizor. Së dyti, bashkëbisedimi ishte rezultat i një tryeze të organizuar jo nga unë, jo nga PS. Unë e kisha thënë me kohë që kjo është shah. Ashtu sikundër e kisha thënë kur bëmë listat që unë vazhdoj të besoj që PD-ja do të hyjë në zgjedhje dhe unë kam punuar deri në sekondër e fundit që PD-ja të hyjë në zgjedhje dhe paralelisht sigurisht që bënim atë pjesën tonë. Sepse është një lojë e madhe psikologjike, luftë psikologjike dhe nuk është thjesht…

-Ajo është një gjë e kryer tashmë, kështu që pyetja është…

Rama: Jo, jo po të shpejgoj. Më fal të ta shpejgoj. Kështu që unë u gjenda në atë tryezë i imponuar nga gjithë partitë e tjera që e kishin organizuar si mbledhjen e 81 partive në Moskë.

-Kjo është e qartë.

Rama: Dhe çfarë kuptova në atë tryezëështë se të gjithë ata kishin vendosur ta nxirrnin PS-në si dele të zezë që nuk donte zgjedhje, madje nuk donte as vettingun, etj. Dhe vajta në atë takim duke e ditur përmbajtjen e takimit vetëm me një qëllim, që të kërkoj edhe njëherë takim me Lulzim Bashën. Ajo çka bëra kur vajta ishte që thashë unë s’kam ardhur këtu të mbaj fjalime. Fjalimet e mia i keni dëgjuar, tuajat i kam dëgjuar. Ju shpjegova që nuk është ashtu siç thoshin ata qëndrimi amerikan. Dhe I thashë ju jeni opozita e bashkuar, nuk jeni Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtu. Prandaj flisni për vete, mos flisni për Amerikën. Dhe i thashë që kam ardhur të rri me këtë zotërinë përballë pasi ju të mbaroni fjalimet. Dhe qëndruam bashkë…

-U arrit marrëveshja…

Rama: Dhe marrëveshja është e shkruar. çfarëështë diskutuar është e shkruar. Nuk ka një aneks…

-Kjo është marrëveshja e shkruar, por unë nuk besoj që në tre orë të jenë folur vetëm këto gjëra. Por gjithsesi pyetja është kjo: a është kjo marrëveshje e qëndrueshme?

Rama: Nuk e di pse nuk e besoni ju, po ju siguroj që të paktën në këndvështrimin tim…

-Ky është produkti që ka dalë nga 2 ditë negociata…

Rama: Të paktën në këndvështrimin tim ai është një produkt, i cili nëse nuk do të mbetet në letër, është historik. Siç është historike që për herë të parë ne kemi zgjedhje, ku s’ka shans…

… të mos pranohet rezultati…

Rama: … që pala që humb të dalë e të thotë ato që ka thënë zakonisht. Dhe për herë të parë kemi zgjedhje kur opozita është brenda me sy e me vesh, e me dorë me firma në qeveri për të kontrolluar proçesin zgjedhor.

-Shumë dakord. A është kjo marrëveshje e qëndrueshme?

Rama: Dhe për njerëzit… nuk e di çfarë mendoni ju, njerëzit ma kanë thënë kudo, të të gjitha shtresave, fushatë si kjo nga pikëpamja e qetësisë dhe e frymëmarrjes nuk kemi parë ndonjëherë..,

Kjo është e dukshme. Marrëveshja a është e qëndrueshme në gjykimin tuaj?

Rama: Kjo është për t’u parë. Aspirata që ajo marrëveshje…

çfarë e rrezikon, kur thoni për t’u parë?

Rama: Nga letra në realitet është një proçes që quhet zbatim. Siç edhe ju e keni nënvizuar vet shumë herë, edhe në çfarë keni shkruar apo kritikuar, Shqipëria nuk është se ka vuajtur shumë se nuk pasur gjëra të shkruara. Shqipëria ka vuajtur shumë se nuk ka zbatuar gjërat e shkruara.

Po, por keni një angazhim të madh për katër reforma, reformën kushtetuese, reformën zgjedhore, futjen e teknologjive elektronike në proçesin e identifikimit dhe reformimin tërësor të sistemit të prokurimit publik dhe auditimit të shpenzimeve. Në këto 4 reforma të mëdha nuk është reforma për administratën publike. Pyetja ime është kjo: Reforma kushtetuese do të marrë gjithë mandatin e ardhshëm?

Rama: Këto janë gjëra për t’u parë teknikisht. Ne kemi folur në parim dhe ajo marrëveshje është një dokument parimesh themelore, që përcaktojnë një qasje komplet të re politike ndaj vendit, që do të thotë që qeveria dhe opozita…

…Do të shajnë njëri-tjetrin në Tiranë, por jo në Bruksel…

Rama: Do të vazhdojnë të jenë në përplajse, por këtë do ta bëjnë shqip. Anglisht do të jenë avokatët e Shqipërisë, siç e kanë bërë gjithë vendet që janë integruar në BE. Së dyti, kjo do të thotë që qeveria dhe opozita mund të kenë dhe do të kenë gjithë luftrat e nevojshme për çështje programore që lidhen me afiliacionin e tyre ideor po themi, se fjala ideologji mua s’më bën asnjë sens. Por për reforma të rëndësishme që kanë të bëjnë me proçesin e integrimit do të jenë bashkë. Dhe e fundit, është shumë e rëndësishme që kjo marrëveshje krijon hapësirën e një Shqipërie politike pa shkesë. Pra, krijon hapësirën e një marrëdhënieje të institucionalizuar mes kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës, pa pasur nevojën që të vinë shkesët në anglisht dhe të fillojnë tëna thotën sa i mirëështë ai tjetri dhe pse duhet të takohemi.

-Domethënë ju jeni marrë vesh për takime periodike, shkëmbim pikëpamjesh?

Rama: Po, ekzakt…

-Dhe thoni që ka element që e bëjnë këtë marrëveshje të qëndrueshme apo afatgjatë?

Rama: Marrëveshja ashtu siç është e shkruar është krejtësisht e realizueshme, nëse vullneti me të cilin u shkrua do të jetë një vullnet konstant dhe nuk do të ketë rrëshqitje nga shinat e marrëveshjes për arsye interesash politike të momentit.

-Modelin e ftesës të ministrave nga opozita për të vëzhguar para fushatës elektorale e shikoni si një rast unik për këto zgjedhje apo si një mekanizëm që mund të përdoret në çdo zgjedhje?

Rama: Për mua është ad hoc, por nuk përjashtoj që të jetë edhe një mekanizëm nëse diskutohet dhe bëhet, por jo kështu si këtë rradhë. Këtë rradhëështë pak si shumë i improvizuar, por më shumëështë për t’i dhënë qetësi maksimale opozitës. Dhe dua ta sqaroj edhe këtë, se të gjithë këta politikanët dhe komentatorët që jetojnë mes tepsisë dhe kazanit flasin për ALUIZNIN, OSHEE dhe këto dhe i trajtojnë si institucione tenderash dhe lekësh…

-Po në fakt, nëse do thuash që drejtori I AZHBR-së (Agjencia e Zhvillimit Bujqësore dhe Rural) do t’i kalojë opozitës, unë nuk di çfarë shpjegimi t’i jap tjetër, përveçse një gjë që s’ka shumë lidhje me zgjedhjet, të paktën në mënyrë të dukshme.

Rama: Ta shpjegoj unë. është qartësisht e nënvizuar që gjithë këta persona që nga ministrat deri tek këta drejtorët nuk kanë asnjë punë me fondet publike. Pra, nuk bëhet asnjë proçes prokurimi dhe nuk finalizohet asnjë proçes prokurimi në këtë fazë. Po kanë punë vetëm me kontrollin e administratës sepse gjithë fobia që kishte opozita ishte që…

-Duket jo pa të drejtë. Të paktën nga rastet që kanë dalë duket se ka pasur të drejtë, nuk ka qenë fobi..

Rama: Cilat raste?

-Rastet e shkarkimit të drejtuesve të administratës për angazhim në fushatë.

Rama: Në këto ka dhe shumë eksese të them të drejtën, por kjo është një histori tjetër. Nuk mundet ta pretendonim këtë, të ishte një gjë që të implementohej në mënyrë perfekte se i është rënë në qafë edhe shumë njerëzve pa të drejtë, por kjo ështëështë çështje tjetër. Pra, fobia ishte që këto janë institucione me shumë punonjës dhe mund të bëjnë një influencë shumë të madhe në zgjedhje përmes presionit mbi administratën. Kaq. Dhe faktikisht këta njerëz, qoftë ministrat teknikë, qoftë drejtorët e këtyre institucioneve janë rojtarë të etikës zgjedhore tëadministratës dhe nuk janë aty as për të bërë tendera, as për të ndarëllokma, as për bërë punësime, as për të bërë heqje nga puna.

-Ata janë thjesht rojtar dhe jo njerëz që do të bëjnë punën e ministrit?

Rama: Jo, fare, asgjë, zero. Sepse pjesa programore, zbatimi i programit është komplet ekskluzivitet i qeverisë që ka fituar zgjedhjet dhe këtë pjesë e mbulojnë zëvendës ministrat. Ministrat teknik nuk kanë punë fare.

– A keni ju një vlerësim për punën e ministrave të rinj, me të cilët nuk jeni takuar asnjëherë?

Rama: Ata janë roje për zgjedhje dhe këtë vlerësim unë nuk e bëj, nuk dua të futem në këtë polemikë. E kam pranuar…

-Dhe ju nuk është se e keni si rregull të takoni rojet? Keni takuar ndonjë prej tyre?

Rama: Jo nuk kam takuar dhe nuk e kam ndër mend të takoj asnjë prej tyre sepse nuk ka…

-Ju jeni kryeministër i qeverisë. Keni një qeveri që ka marrë votimin në Parlament, ministrat kanë marrë dekretet e presidentit…

Rama: Jo…

-Nuk kanë ndodhur këto gjëra?

Rama: Jo, kjo është një qeveri, e cila është e tillë sot vetëm sepse janë zgjedhjet.

-Po ka qenë edhe vullneti juaj, nuk është se jua kanë imponuar…

Rama: Patjetër, pa diskutim, po vullneti im…

-Pra, një kryeministër nuk takon ministrat...

Rama: për çfarë t’i takoj? Unë jam një kryetar partie që jam në zgjedhje. Ata janë aty për të garantuar zgjedhjet. Për çfarë t’i takojë?

-Normalisht ju keni qenë edhe kryetar partie edhe kryetar bashkie, dhe kryetar partie dhe kryeministër dhe nuk është se e keni jetën të ndarë, sot jam vetëm kryetar partie sot dhe nuk jam kryeministër...

Rama: Po s’kanë lidhje ata. Ata janë aty për një punë, për të kontrolluar edhe partinë time, edhe partinë tjetër dhe partinë tjetër… Nuk janë aty që të marrin urdhra nga unë. Në kuptimin që pjesën programore dhe politike nuk e bëjnë ata. Ata nuk kanë punë fare me pjesën programore dhe politike të qeverisë. Unë e kam ditur që marrëveshja e ka këtë, që të ketë eksese, që të goditen njerëz padrejtësisht, por e kam marrë përsipër këtë dhe…

-Edhe me riskun e konflikt të hapur mes DAP (Departamenti Administratës Publike) dhe ministrave teknikë?

Rama: Janë kostot e një marrëveshjeje që ka shumë më të mira se sa këto të këqijat e vogla.

-Dhe ju i ftuat aty për të vëzhguar proçesin dhe për t’i dhënë garanci opozitës se zgjedhjet nuk preken?

Rama: Ekzakt.

-A shikoni ju përmirësime nëkëtë proçes zgjedhor si rezultat i kësaj marrëveshjeje?

Rama: Nuk ka të krahasuar me asnjë proçes zgjedhor të mëparshëm. është komplet relaks. Pavarësisht këtyre zmadhimeve dhe gjërave që marrin një jehonë bombastike, edhe të nxitura artificialisht.

-Disa gjëra janë edhe rezultat I marrëveshjes, për shembull mos ndotja e qyteteve dhe ka qenë një gjë rezultative dhe e mirë. Dhe duket se po funksionon…

Rama: Ajo ka qenë kërkesa ime se e kam pasur tmerr. Më dukej Shqipëria vendi më i prapambetur i botës sa herë që kishim fushatë. Më fal, një katundari e paimagjinueshme e elitës poltike. Vërë flamuj nëpër shtylla, kap banderola nga një anë e rrguës në tjetrën, një barbari vizuale, mjedisore, qytetare dhe jam shumë I lumtur që ia kemi hequr shqiptarëve këtë stres.

-Kjo është e dukshme. A shikoni ju standard tjetër që zgjedhjet janë më të përmirësuara, përveç tonit...

Rama: Janë më të përmirësuara në të gjitha aspektet, nuk shoh ndonjë gjë, ku nuk janë.

-Vet PS-ja çfarë standardi ofron në këtë fushatë?

Rama: Në çfarë sensi?

–Në sensin, diçka më tepër se sa ajo që parashikon respektimi i kodit zgjedhor.

Rama: Nuk di ta gjykoj. Nuk di çfarë të them për këtë. Por më duket fushata më normale që kam bërë unë vet.

–Një element tjetër i marrëveshjes dhe jo vetëm i perceptuar duket se ka qenë eleminimi i partive të vogla. Sepse u lejua lejimi i regjistrimit të partive në mes, por jo regjistrimi i koalicioneve.

Rama: është bërë spekullim I madh me këtë. Faktikisht, ne ishim futur në proçes. Pra, ju e dini shumë mirë që ne kishim filluar. Dhe BE-ja kishte dhënë qartësisht qëndrimin si asnjëherë më përpara që ishte për proçesin, madje duke i bërë thirrje shqiptarëve të votonin…

… që zgjedhjet janë legjitime gjithsesi…

Rama: …dhe duke goditur PD-në si fajtore. E njëjta deklaratë ishte gati dhe do të dilte pas orës 12 të natës në fundin e ditës së 17 majit, nëse nuk do të kishte marrëveshje, nga SHBA. Pra, ne nuk kishim asnjë detyrim…

-Nga pikëpamja e legjitimitetit të jashtëm ka qenë 100% e garantuar...

Rama: Më fal, çfarë po mundohem të të shpejgoj. Po them këtë, që ne e bëmë këtë marrëveshjen për të vënë interesin e Shqipërisë mbi interesin tonë. Po të ishte për të marrë më shumë pushtet siç thonë këta, sot ne këtu … ju do të ishit duke folur me kryeministrin e zgjedhur nga një parti që do të kishte 100 deputetë në Parlament. Edhe opozita do të ishte akoma në çadër, apo ku di unë se ku do të ishte. Por s’do ishte fare në këtë lojë. Atëherë ne e bëmë këtë për Shqipërinë dhe për t’i dhënë të gjithë shqiptarëve një mundësi, por edhe shtetit tonë një dinjitet më të madh. Unë gjithmonë kam menduar sa e bukur është ajo shprehja “kriza është gjithmonë një mundësi”

-Mos e lërë të humbi shansi.…

Rama: Dhe në një krizë kush merret me politikë, kush merret me biznesë ose kush përballet me një krizë, qoftë edhe në marrëdhëniet shoqërore, duhet ta shoh si një mundësi për të dalë nga kriza duke qenë më mirë se ç’ishte përpara krizës. Dhe kjo është ajo që ka ndodhur.

-Me sa parti politike e shikoni parlamentin e ardhshëm?

Rama: Pra, kur erdhi puna që duheshin futur në zgjedhje partitë e opozitës kishte dy çështje. çëshja e parë ishte data…

-Që ishin kaluar afatet...

… e cila, nëse ne do të shkelnim kushtetutën dhe nëse do të shkelnim afatin e vetëm një javor për shtyrje do të ishte një turp i madh për mua dhe për PS-në se nga një anë u themi njerëzve që jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit, nga ana tjetër ne që bëjmë ligjet themi jo ne s’jemi të barabartë, se ne mund t’i ndryshojmë ligjet. Dhe tjetra ishte rreziku që po të hapej loja do të fillonte prapë. Kështu që, aty u hap vetëm dera për të futur partitë. Siç ishim futur ne, të futeshin edhe ata. Dhe nuk u bë për të mënjanuar njeri, por u bë thjesht për të futur dhe të tjerët. Sepse faktikisht, kush ishte esenca? Esenca ishte, që kjo lojë ka filluar. Ne po bëjmë “një shkelje”…

Faull...

Rama: … po bëjmënjë faull, për të mos dështuar proçesin dhe për t’ju pasur ju brenda. Pra, ju mund të futeni gjatë lojës, si me u fut në ndeshje me vonesë nga vija, por loja nuk mund të fillojë dot nga e para. Ky ka qenë sensi.

-Me sa parti e shikoni Parlamentin e ardhshëm?

Rama: Nuk e di këtë do ta thonë shqiptarët. Po faktikisht, kryetari I PD-së ka bërë një lloj çorbe, se i ka futur edhe partitë e tjera brenda. Kështu që faktikisht ata do të jenë brenda si rezultat i votës së demokratëve.

-Domethënë vijnë me votën e PD-së, po do dalin si parti në parlament…

Rama: Ata do sillen prapë si parti dhe prapë do të jenë në kërkim të tepsisë.

-Cila është pika e ekuilibrit që siguron përfaqësimin politik të partive që përfaqësojnë shtresa apo minoritete dhe ruajtjen e tepsisë larg oreksit të madh?

Rama: Unë jam jo sot, por kam qenë gjithmonë partizan i sistemit bipolar…

-Domethënë ju jeni për dy parti…?!

Rama: Në Shqipëri është si puna e asaj shprehjes dy parti janë pak, tre parti janë shumë. Domethënë unë mendoj që shumëzimi i partive në Shqipëri nuk sjellë rritje të cilësisë të demokracisë, por sjellë vetëm rritje të paqëndrueshmërisë të shtetit. Sepse të gjitha ato parti synojnë copën e pushtetit. Nuk synojnë ndonjë gjë tjetër. S’ka këtu parti që kanë dalë për një kauzë. Këtu nuk ka kauza. Këtu janë kauzat e personave që krijojnë këto parti, shfrytëzojnë konjuktura, shfrytëzojnë imazh, shgrytëzojnë paqartësinë e njerëzve dhe pastaj tak, futen aty dhe fillojnë të kërkojnë tepsinë. Unë them se ne duhet të shkojmë drejt një sistemi bipolar. Kjo është bindja ime dhe …

-Bipolarizmi funksionon mirë aty ku ka një demokraci të konsoliduar dhe institucione të forta. A është ky rasti i Shqipërisë?

Rama: Nuk është e vërtet kjo. Unë mendoj se bipolarizmi…

-Po s’kemi vend… edhe në Britaninë e Madhe që ishte rasti klasik, nuk është më kështu.

Rama: Bipolarizmi është rezultat i maturisë, ndërsa fragmentimi është rezultat i mungesës së maturisë. Nuk shoh ndonjë vend unë që të jetë i fragmentuar edhe të ketë pasur ndonjë hajër nga fragmentimi kaq i madh i skenës politike. Nuk shoh.

-Do të thotë fragmentarizimi i shumtë sjellë këto probleme që ju thoni. Por edhe kalimi në ekstremin tjetër me dy parti politike. Po vras mendjen si do të ndjehet një njeri qëështë me LSI-në dhe dëgjon që kërkohen dy parti në Shqipëri?

Rama: Unë e kam bindjen që ne duhet të kemi një sistem bipolar dhe maxhoritar. Kjo është bindja ime. Por maxhoritari kërkon një gjeneratë tjetër.

-A është kjo pjesë e marrëveshjes?

Rama: Jo, jo. Na duhet që të përgatitemi për të patur një shoqëri shumë të shëndetshme dhe për të pasur një koishencë demokratike shumë më të fortë sepse e dimë shumë mirë që nga maxhoritari pastaj ka humbje të madhe në raport me gratë se e kanë shumë më të vështirë tëzgjidhen. Ka humbje të madhe edhe në raport me kualitetet, kurse në këtë lloj proporcionali, qëështë proporcionali më maxhoritar, besoj unë se ne kemi sistemin më të mirë të paktën edhe për një gjeneratë. Kurse nëse në pyesni për partitë unë them se këtu ne jemi në shumë aspekte të vonuar për shkak të partive.

-Një kritikë që ju bëhet partive politike në Shqipëri dhe kryesisht partive të mëdha është se janë shumë të fuqishme, kanë shumë pushtet dhe janë më të forta se institucionet. Janë parti kryetarësh, jo me demokraci të zhvilluar.

Rama: Nuk ka lidhje fare. Këto janë broçkulla. Në Francë fitoi një parti që ka vetëm kryetar. Nuk kishte asnjeri deri dje dhe kjo nuk do të thotë aspak që ajo parti nuk është demokratike, apo ajo parti nuk do të prodhojë rezultat të mirë për Francën. Këto janë të gjitha përralla. Ajo qëështë e rëndëishme është për çfarë e përdor fuqinë. Dhe fuqia nuk kontrollohet ashtu siç kujtojnë këta.

-Fuqia shkon bashkë me përgjegjësinë. Z. Kryeministër shumë vetë e pranojnë se drejtësia në Shqipëri vuan, lëngon. A ka përgjegjës për këtë situatë?

Rama: Sigurisht që ka përgjegjës.

-Emra të përveçëm apo le të themi klasa politike?

Rama: Në rradhë të parë përgjegjëse është politika që nuk e ka reformuar dot sistemin. Unë jam gjithmonë me modernizimin. Domethënë përgjigja e sfidave për të kuruar plagë të mëdha është modernizimi, jo gjuetia e shtrigave.

-Dekriminalizimi politikës është një sukses që mbetet të testohet. Por para dekriminalizimit kemi pasur kriminalizimin. A kemi përgjegjësi të identifikuara për këtë?

Rama: Unë kam një opinion tjetër për gjithë këtë histori, por që nuk jam njeriu i duhur për t’u pyetur.

-Ju keni dhënë miratimin për një ligj që ndoshta cënon edhe të drejtat kushtetuese.

Rama: Po, e kam dhënë miratimin, i bindur qëështë nga pikëpamja kushtetuese një barbari, por që nga pikëpamja e kohës në të cilën jetojmëështë i domosdoshëm. Dhe për këtë e kam dhënë miratimin.

-Dekanabizimi duket një proces jo dhe aq i vështirë sa ç’mendohej. U deshën tri deklarata publike, e juaja, e ministrit të brendshëm dhe drejtorit të policisë dhe u përcoll mesazhi që nuk tolerohet mbjellja e kanabisit. Pyetja është: a ka përgjegjësi të identifikuar që mbërritëm në kët situatë?

Rama: Jo, nuk është ekzaktësisht kështu. Së pari njëherë, që nuk ishin tre deklarata. Ato deklarata erdhën pasi u përgatit një plan kombëtar, për të cilin u punua për muaj të tërë.

-U përcoll mesazh publik...

Rama: Dhe ajo çka ndodhi vitin e kaluar që pati sepse ne patëm një 2014-të shumë të sukseshme, patëm një 2015-të të suksesshme dhe patëm një 2016-të ku gjërat dolën jo ashtu…

-Po çfarë ndodhi në 2016-ën se nuk pati ngrohje globale të themi që ndodhi çudia më e madhe…

Rama: Jo, jo. Pati më shumë prodhim, por për ta vënë (to set the record straight) prodhimi I 2016-ës është më I ulët se sa I 2013-ës që të jemi të qartë.

-Po kush e thotë këtë? është e vështirë të besohet që në 2016-ën është prodhuar më pak se në 2013-ën, të paktën nga tonelatat e kapura nga policia italiane.

Rama: është shumë e thjshtë. Tonelatat e kapura janë rezultat I punës së policisë. Nuk kapen nga qielli…

-Nga qielli na erdhën avionë…

Rama: E kam thënë dhe stërthënë, policia italiane në 95% të operacioneve është në bashkëpunim me policinë shqiptare. Tani, ajo që po thosha është kjo. Ne kemi një plan kombëtar që do ta fshijë këtë hisotori. Jo se s’do të ketë më këtu asnjë rrënjë, por ama e vërteta është se po të shikosh komunikatat e policisë së shtetit përpara vitit 2013-të, kur ishin sekrete, ato e tregojnë se Shqipëria kishte kanabis nga Tropoja deri në Konispol.

-Po, por jo në këto përmasa sa ç’i pamë në 2016-ën.

Rama: Këta nga e nxirrni ju për shembull?

-Nëqoftëse jeton në këtë vend, ulesh në një kafene, shkon bisedon diku, shikon çfarë bëhet, nuk do shumë…

Rama: Kjo s’ka lidhje me kafenenë.

-Jo, po them kur e gjen një gjë të tillë edhe në kafene…

Rama: Atëherë, në kohën kur ky fenomen ekzistonte dhe ishte i shpërndarë në gjithë Shqipërinë, ne dinim vetëm Lazaratin. Komunikatat e policisë ishin sekrete. Media nuk merrj fare me këtë punë. Ndërkohë që këtu jemi marrë me këtë punë dhe policia e ka luftuar si asnjëherë më parë. Natyrisht edhe …

..dhe prandaj u larguan 12 drejtorët e policisë me ardhjen e z. Xhafaj?

Rama: Nuk ka lidhje kjo.

-Po për çfarë u larguan ata?

Rama: është absolutisht e drejta dhe detyra e ministrit që të bëj vlerësimet e veta dhe për t’i dhënë një impuls më shumë një beteje, ku policia e shtetit ka dhënë shumë rezultate pozitive, ta bëj këtë punë.

.Po përpiqem të identifikojë një gabim. Nëse ju do të më përgjigjeni a ka ndonjë gabim që i njihni vetes qënuk lidhet as me sistemin, as me tepsinë dhe as me kazanin?

Rama: Para tre ditësh e bëra një gabim, kërkova dhe falje.

–Përveç asaj që kërkuat ndjesë për angazhimin e policisë pas orarit të punës.

Rama: Bëra një gabim që nuk ishte qëllimi im të thosha që policia të futet në fushatë, por nga mënyra se si e thashë u perceptua keq. Po gabimi prapë I imi mbetet.

-Në fushata janë të falshme. Po flas për pjesën e qeverisjes.

Rama: Të meta mund të ketë plotë. Gabime të qëllimshme jo. Gabime të paqëllimshme që unë nuk I di, mbase ka.

-Jemi në fushatë nëse hapim google-in dhe shkruajmë dy fjalë kyçe “programi I PS në fushatë”, nuk na çon gjëkundi. Sepse nuk ekziston së paku në faqen e PS-së.

Rama: E keni gabim. Ne kemi një manifest të PS-së.

-Pak minuta para se të fillonim emisionin bëra këtë kontroll të fundit.

Rama: Dakord, në rregull. Mbase nuk e kemi në faqen që e keni kërkuar ju, mbase e kemi diku tjetër, por e kemi një manifest…

-është faqja e Paritësë Socialiste, ps.al

Rama: Dakord, kemi një manifest të PS-së, me program të plotë, që e kemi prezantuar në kongres, e kemi miratuar në kongres.

-Në faqen e PS-së gjeta gjëra shumë të detajuara, por që kanë lidhje në fakt me fushatën e 2013-ës, që janë ende aty. Dhe pyetja ime është kjo: si kryeministër si ndjeheni kur jepni një premtim dhe nuk e mbani?

Rama: E para punës njëherë që nuk ka asnjë rast në historinë politike, që programi elektoral të zbatohet 100% nga një qeveri. Programi elektoral ëshët një program i shkruar në letër dhe i ngritur mbi një skenar të tërë parashikimesh, kurse jeta politike është dinamike dhe në jetën politike dinamike dhe në proçesin qeverisës dinamik nuk ështëçështja a i mbajte të gjitha 100%, por a u transformua në funksion të programit I gjithë boshti për të cilin ke marrë përsipër të marrësh përgjegjësi.

-Dakord. Po nëse unë do të vendosja këtë fletë dhe kjo është nga premtimet tuaja të 2013-ës dhe ka të bëjë vetëm me infrastrukturën europiane. Dhe të nënvizuara janë gjërat që as nuk janë prekur fare.

Rama: Po ma jep pak, ma jep ta shoh dhe të të them unë janë prekur apo s’janë prekur. Për shembull përmirësimi tërësor i infrastrukturës rrugore të vendit për ju nuk është i prekur, për mua është shumë i prekur sepse kudo ka përmirësim të infrastrukturës rrugore të vendit. Hartimi, miratimi, zbatimi I standardeve të projektimit dhe ndërtimit të rrugëve nacionale është i bërë.

-Ju po lexoni pjesët që nuk I kam nënvizuar

Rama: Ndërtimi I koridorit të …

-Këtu do të ngeci fjala...

Rama: Jo, jo s’ka. S’më ngec fjala fare. Ndërtimi i koridorit të gjelbër, autostrada veri-jug, që lidh bashkë 22 copëzat e rrugëve nga ajo në Kakavijë po vazhdon, është duke u bërë. Koridori i kaltër është proçes financimi nga BE-ja. Projekti I fizibilitetit është bërë…

-Duken shumë të mëdhaja, por që t’ju përmend 3-4 gjëra...

Rama: Që të jemi të qartë për një gjë. Kur një parti politike thotë në programin e vet do të ndërtojmë këto rrugë, kjo nuk do të thotë se këto rrugë do të fillojnë dhe do të mbarojnë brenda 44 muajve. Sepse kur thua do të ndërtojmë këto rrugë do të thotë do projektojmë, do financojmë..

– Ndërtimi I rrugëve të reja si rruga e Arbrit…

Rruga e Arbrit është projektuar, është financuar, ka mbaruar faza e parë e proçesit…

-Premtimet z. kryeministër jepen për 4 vjet, jo për 8 apo 12 vjet.

Rama: Jo, kur flasim ndërtimi I rrugës domethënë që…

-Tani, nëse ju premtoni diçka ju nuk e keni fjalën për 2017-2021?

Rama: Më fal, kur flasim ndërtimi i rrugës domethënë… e dini ju për sa vite ndërtohen rrugët në Gjermani, e keni idenë?

-Kemi një përvojë për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri…

Rama: Përvojë e bukur shumë. Unë atë përvojë e konsideroj një nga dështimet më spektakolare të shtetit. Ajo që po ju them është se ndërtimi i rrugës së Arbrit fillon në shtator. Po ndërkohë ne nuk kemi ndejtur, se nuk është se rruga fillon me një fishkëllim dhe shko filloje. Rruga e Labërisë ka filluar ndërtimi që ta dish. Kjo qëështë këtu me të kuqe. Modernizimi i rrjetit hekurudhor, faza e parë fillon me Durrës -Tiranë, qëështë finalizuar dhe është në proçes tenderimi. Kështu që zvogëlimi I numrit të aksidenteve rrugore ka ndodhur…

-Tirana s’ka fare stacion treni, por gjithsesi…

Rama: Modernizimi I hekurudhës ka filluar dhe është në proçes tenderimi. E kemi të financuar nga BE-ja.

– Po ju përmend unë katër gjëra: bypass-i I Fierit, bypass-i Vlorës, Tiranë-Elbasan, që kanë qenë me projekte të financuara…

Rama: Jo, jo, e keni gabim

-Bypass-i I Fierit ka qenë I mbaruar.…

Rama: E keni shumë gabim. Rrugët janë kontrata. Kontrata e bypass-it të Fierit dhe Vlorës ka qenë një skandal. Se tani…

-Dakord, nuk do të futemi në detaje….

Rama: Shiko, e di si është kjo punë? Rrugët nuk janë meritë, se duket sikur ato kanë qenë gati… epo pse nuk u bënë nëse ishin gati, ma thuaj ti, pse nuk u bënë. çfarë I pengoi qeveria të beheshin?

-Ka të bëjë me prioritetet…

Rama: Jo mo, nuk ka të bëjë me prioritetet. Ato janë kontrata. është një kontratë, e cila duhet zbatuar, kontrata skancaloze…

-Kush mban përgjegjësi që kjo kontratë nuk ka funksionuar 44 muaj?

Rama:… kontrata skandaloze, të cilat ne jemi detyruar t’i rishohim dhe faktikisht kemi ngecur në proçes për shkak të mënyrës skandaloze të hartimit të kontratave. E kupton apo jo?! Prandaj them, ajo përvojë e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri ka qenë një përvojë skandaloze me kosto të tmerrshme. Cilësia si mos më keq, kontratat si mos më keq, situatat më pas si mos më keq…

-Le të themi që këto janë premtime të 2013-ës jo vetëm thjesht për 4 vjet, por për diçka më tepër…

Rama: …jo, jo, ato janë të tëra të futura në proçes, të tëra, komplet. Nuk ka asnjë aty që mund të më thoni s’keni bërë asgjë.

-Dhe në vitin 2021 kush mbaron nga këto?

Rama: Të gjitha. Rruga e Arbrit fillon tani dhe do të përfundojë. Rruga e Labërisë përfundon për 18 muaj. Kooridori I gjelbër po vazhdon. Ndërkohë që për kooridorin blu kemi proçesin me ëestern Balkan Fond, qëështë një proçes që nuk diktohet ritmi nga ne.

-Po bëhen 2 vjet nga reforma territoriale. Jeni i kënaqur me rezultatet e kësaj reforme?

Rama: Patjetër. Unë do ta doja edhe më të fortë, por patjetër.

–Domethënë nëse flasim për reformën territoriale një nga aspektet është decentralizimi. Ajo çfarë shohim në këtë fushatëështë angazhimi I kryebashkiakëve lokalë për fushatën kombëtare.

Rama: Kjo është gjëja më normale në botë. Edhe në vende që nuk kanë nevojë për asgjë, në kuptimin që I kanë të gjitha gjërat bazike të zgjidhura, kryetarët e bashkive janë në fushatë patjetër. Nuk përbën ndonjë lajm kjo.

-Dhe qeveria përdor fondet publike për të inaguruar vepra publike që janë …

Rama: Në këtë aspekt, është fushata e parë që… Kjo fushatë ka dy elementë të tjerë që janë spektakolar. E para që s’kemi bërë asnjë inagurim dhe asnjë gjë të re në këtë fushatë.

-Sheshi Skëndërbej dhe me ngjyrat...

Rama: Kur them inagurim e kam fjalën për gjëra që fillojnë tani. Sheshi Skëndërbej është një punë e përfunduar…

-Jo, nuk është e përfunduar, se po të jetë e përfunduar…

Rama: Jo, është një punë e përfunduar e Bashkisë së Tiranë.

-Le të biem dakord që nuk është e përfunduar. Edhe historia e …

Rama: Pse nuk është e përfunduar.

–Po nuk është e përfunduar. Po të shkojmë përreth sheshit le të themi, është punë e pa mbaruar.

Rama: Pjesa këtej… Faza e parë, e cila I jep mundësi njerëzve të kenë akses në shesh ka përfunduar.

-Edhe faza për të përuruar 400 metra nuk duket se është ndonjë gjë shumë e madhe për të bërë inagurime.

Rama: Nejse, kjo është një fushatë që s’ka shirita, s’ka inagurime, s’ka asgjë. Flas për inagurime, që do të fillojmë këtu, do të çojmë fadromat, do të bëjmë këtë, do të bëjmë atë, s’ka nga këto fare. E dyta, është një fushatë e cila për herë të parë nga pikëpamja e të ardhurave në buxhet është spektakolare. Domethënë gjithmonë fushatat janë karakterizuar në 5-6 muaj nga lëshimi, mos ia merr taksat këtij, mos ia merr atij, se është fushatë dhe mos mërzitet.

-A po jetojnë më mirë shqiptarët në 2017 se në 2013?

Rama:Po kjo është pak po e sigurtë, që nuk mund të krahasosh 2013-ën me 2017-ën, pavarësisht se nëse do të krahasojmë ku jemi sot me ku duam të jemi, edhe këtë nuk mund ta krahasosh. Po që krahasosh 2013-ën me 2017-ën këtu s’ka…

-Domethënë jetojnë më mirë?

Rama: Janë shifra, kanë dalë 60 mijë njerëz nga varfëria. Po këtu flitet sikur varfëria, papunësia, korrupsioni lindën me rilindjen.

-Nëqoftëse I referohemi shifrave një sondazh I fundit I Gallupit thotë se 56% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria, vendi I dytë në botë pas Sierra Leone-s. ç’është kjo dëshirë e madhe për të lënë vendin, kur jetojnë më mirë se ç’kanë jetuar 4 vite më parë?

Rama: Jo, jo, s’ka lidhje kjo fare. Së pari, Gallupi ishte nga ata që thoshte që Britania e Madhe nuk do të dalë nga Europa, kështu që unë këto I dëgjoj me rezervë.

-Nëse nuk e besoni, nuk e …

Rama: S’është puna se nuk e besoj, po unë sondazhet, të gjitha llojet e sonadazheve i marrë me rezervë. Së dyti, ajo që unë them është kjo. Unë nuk e kuptoj dot çfarëështë ky muhabet. Unë kam qenë dhe mbetem njeri I lumtur që shqiptarët nuk janë më të mbyllur në bunker, por kanë të drejtën të lëvizin. Jetojmë në një botë tjetër, e cila është bota e njeriut të lirë. Dua të shkoj jashtë, shko jashtë. Dua të kthehem në Shqipëri, kthehu në Shqipëri. Dhe nga kjo lëvizje, Shqipëria vetëm fiton. Dhe kjo teoria që do të ikin shqiptarët dhe do të ngelet bosh, janë teori njerëzisht që duan vetëm të spekullojnë.

Ka disa shifra. Mosha mesatare e shqiptarëve tani është 37 vjeç, ritmet e ikjes është 1/3…

Rama: Më fal, të shpjegoj unë disa shifra. Po të marrim shifrat e ikjeve nga Polonia, nga çekia, nga Sllovakia, etj, etj drejt perëndimit janë kataklizmike, por ndryshimi kush është. Ata ikin në tregun, domethënë janë pjesë e tregut të lirë…

-Hidraulikët polakë që shkojnë në Britaninë e Madhe

Rama: … ata janë pjesë e tregut të lirë të punës në Europë. Ne ngaqë nuk kemi akses quhemi refugjatë. Shqiptarët nuk ikin nga Shqipëria për arsyet që ikin ata të Sierra Leone-s. Ata të Sierra Leone-s ikin nga lufta. Shqiptarët ikin se duan të tentojnë të bëjnë një jetë më të mirë, të gjejnë një punë jashtë. Quhen refugjatë. Futja në tregun e lirë europian të punës…

I bën që të lëvizin.

Rama: E çfarë humb Shqipëria në këtë mes?! Se nuk e kuptoj.

…“E refuzojmë një Shqipëri të varfër, një model ekonomik, ku burimet dhe energjia e vendit janë në shërbim të pak njerëzve…”

Rama: Patjetër…

..“Hendekun që dita-ditës zgjerohet mes të pasurve dhe të varfërve, shtresën e mesme që varfërohet çdo ditë e më shumë”. Kjo ishte pjesë e (programit) 2013-ës. është vendi ndryshe, që burimet dhe energjia tashmë nuk janë në duart e pak njerëzve, por të shumë njerëzve?

Rama: Shiko, këtu ështëçështje modeli. Edhe njëherë po ju them, të spostohesh nga një model i çerek shekulli në një model të ri nuk do të thotë që brenda 44 muajsh ke ndërtuar modelin, por ama patjetër që kemi një model ekonomik tjetër. Patjetër që kemi të tjera të dhëna nga ekonomia reale, se ç’kishim më parë. Dhe patjetër që kemi sot, nuk diskutohet, një konsum më të madh. Të gjitha këto janë llafe. Thelbi për mua është ky: a konsumojnë shqiptarët më pak apo konsumojnë më shumë? Nëse shqiptarët konsumojnë më pak, janë më keq. Nëse konsumojnë më shumë, janë më mirë. Kaq. Shifrat e konsumit që ne shohim në këtë periudhë prej 44 muajsh janë në rritje.

–Shifat e konsumit po rriten sepse edhe nga Italia po vijnë të jetojnë pensionistë, për shkak të morëm 3 mijë muxhahedinë. A do të marrim më muxhahedinë në Shqipëri?

Rama: Mos bëhemi qesharakë tani. I rritën shifrat e konsumit 3 mijë muxhahedinët, tani më vjen keq tani. Ne flasim për rritje shifrash konsumi të…

-E kishim fjalën te çështja e modelit...

Rama: Humorin tuaj unë e kam shumë qejf, po në këtë rast ishte jashtë…

-Dua t’ju kujtoj një thënie tuajën më 7 dhjetor të vitit 1991, një ditë pas rrëzimit të qeverisë së stabilitetit. Në një debat me intelektualë në Muzeun Historik Kombëtar ju keni thënë diçka që besoj se është e vlefshme dhe sot “demokracia nuk është individ është mekanizëm”.

Rama: Ekzakt.

-26 vjet më mbrapa ne vimë tek individi Edi Rama dhe jo tek një mekanizëm institucional…

Rama: Jo, jo, absolutisht. Demokracia është një mekanizëm. Ju thoni mekanizëm, unë them sistem.

-Jo, ju e keni thënë.

Rama: Dakord pra, dakord. është mekanizëm, por mekanizmin e ndërtojnë njerëzit vizionarë, në momente të caktuara historike. Dhe unë besoj se ne kemi vizionin, ne kemi skuadrën dhe programin, ne kemi gjithë fuqinë për ta ndërtuar këtë mekanizëm. Kaq. Kur unë them na jepni timonin dhe më ndihmoni, ta thashënuk është se dua më shumë pushtet për veten. Se po tëdoja më shumë pushtet për veten, sot do të isha me 100 deputetë këtu. Po them pikërisht për të vazhduar ndërtimin e këtij mekanizmi.

-Z. Kryeministër, faleminderit që ishit sonte në emisionin #Përballë!

Rama: Shumë faleminderit edhe juve! Më në fund një intervistë mes njerëzish!
Shtuar më 24/06/2017, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori