Interpol Tirana ekstradon dy të dënuar, një për aksident e një për drogë
Dy shtetas janë ekstraduar nga Interpol Tirana, nga Italia dhe Greqia për vepra të ndryshme.

Mësohet se nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi i Mark Marku 35 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras .

Ky person ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë me shkresë 183/1 datë, 13. 12. 2013, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal nr. 22, datë, 07. 03. 2013, të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka vendosur dënimin e tij me 8 vite burg, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen" dhe "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur", të parashikuara nga nenet 290/2 e 291 të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Gjithashtu po nga Interpol Tirana u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Artan Ago, 41 vjeç, lindur dhe banues në Devoll.

Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi me vendimin nr. 83 datë 16. 02.2 012, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë. /albeu.com/

Shtuar më 21/06/2018, ora 16:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori