Vrasje e dyfishtë, burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

Një çift bashkëshortësh janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre në Verona.

Sipas medieve italiane, bëhet fjalë për një vrajse të dyfishtë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, por trupat e tyre u gjetën vetëm pasditen e 25 prillit.

Ata u gjetën të pajetë në shtëpinë ku banonin. Policia ka mbledhur provat e nevojshme për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Hetimet, edhe pse në fazën fillestare nuk përjashtojnë asnjë hipotezë. Madje hetuesit nuk përjashtojnë as hipotesën për vrasje-vetëvrasje. Gjithashtu vëmendja është përqëndruar edhe te djali 55-vjeçar i çiftit, i cili është zhdukur./Albeu.com/


Shtuar 25.04.2023 22:41