Integrimi, Suedia ofron mbështetje
Ambasadori suedez i akredituar në vendin tonë, Patrik Svensson u shpreh të martën nga Gjirokastra se qeveria suedeze do të mbështesë integrimin e Shqipërisë, edhe pse ky proces është i vështirë.

Svenson ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Gjirokastres, Flamur Bime në zyrën e këtij të fundit, me të cilin kanë shkëmbyer opinionet e tyre rreth domosdoshmërisë që paraqet integrimi i Shqipërisë në BE.
Për zotin Svensson, Shqipëria duhet të punojë ende për të përfituar statusin e vendit kandidat dhe kjo kërkon më tepër angazhim nga qeveria dhe subjektet politike që të sigurojnë klimën e besimit të ndërsjelltë mes tyre për arritjen e një qëllimi të përbashkët.
“Janë disa çështje që kanë nevojë të shohin ende progres dhe mbi të gjitha, mund të flasim për zbatimn e ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar të drejtat e njeriut dhe shumë të tjera. Por unë nuk dua të shënoj ndonjërën në veçanti, sepse të 12 kriteret janë të rëndësishme për t’u plotësuar”- ka deklaruar Svensson.
Shtuar më 20/11/2012, ora 18:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori