S’ka ndërmend të ndalet, Dafina Zeqiri zbulon bashkëpunim me reperin e njohur (VIDEO)

Siç e dimë prej kohësh Dafina Zeqiri po punon për albumin e saj me titull “Dafinë moj” rreth të cilit pritshmëritë janë shumë të mëdha. Teksa ende nuk ka detaje rreth lançimit të plot të tij, mbrëmjen e djeshme artistja ka zbuluar se pjesë e albumit do jetë edhe një bashkëpunim me reperin shumë të dashur nga Kosova, Buta. Ajo ka publikuar dy video në Instastory ku dëgjohet kënga e reperit në sfond teksa e ka etiketuar dhe ka shtuar hashtagun e “Dafinë moj”. Deri tani ende nuk ka detaje lidhur me datën e publikimit por prisni të papriturën.

Kujtojmë se para disa ditësh Dafina solli “Llafe llafe” me Lyrical Son që u përqafua menjëherë nga publiku dhe për 4 ditë numëron mbi 2 milionë klikime. E po ashtu shumë shpejt do sjellë një këngë me Kidën. Dy vajzat kanë konfirmuar lajmin e bukur por nuk dihet ende kur do e sjellin bashkëpunimin.


Shtuar 13.08.2021 15:57