Integrimi, PD apel Ramës: Të enjten të votojmë tre ligjet
Partia Demokratike i bëri thirrje sot kreut të partisë Socialiste të votojë të enjten tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian. Në një konferencë për shtyp, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka akuzuar opozitën për bllokimin që sipas saj po i bën integrimit të vendit në Bashkimin Europian.


“Sot rilindasit e bllokut nuk kanë shprehur asnjëherë pendesë për etërit e tyre. Ata tentuan të bllokojnë anëtarësimin në NATO por u rrëzuan, tentuan të pengojnë liberalizimin e vizave por u rrëzuan, ndërsa tani po bllokojnë për të tretën herë marrjen e statusit e kandidatit por sërish do të rrëzohen. I bëj thirrje zotit Rama që 21 Shkurt, ditën e enjte të votojë në Parlament 3 detyrimet që kërkohen nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit, përndryshe shqiptarët e kanë provuar edhe në 20 Shkurt të 1991 se kush bllokon aspiratat e tyre do të rrëzohet” është shprehur Bregu. /albeu.com/

Shtuar më 19/02/2013, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori