Instituti i Gjeo-Shkencës, me rëndësi jetike për sigurinë
Sot është inauguruar rikonstuksioni i godinës së institutit të Gjeo-Shkences. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri Berisha i cili premtoi se qeveria do të mbështesë projektet dhe kërkimin shkencor por edhe do të financojë për një teknologji më moderne.


"Ky institut është i një rëndësie të jashtëzakonshme për vendin. Së pari ky institut është për sigurinë kombëtare dhe energjencën. Është çështje e sigurisë kombëtare dhe të dhënat në këtë aspekt janë të një rëndëise jetike për parashikimet, trajtimin, menaxhimin e tyre, qofshin ato me ujërat, zjarret, tërmet apo të tjera" tha Berisha.

Ai gjithashtu ka kërkuar që ky institut të jetë tempulli i studimeve më serioze në fushën e gjeo-shkencës.

"Kjo kërkon një hapje ndaj të gjithë atyre studjuesve brenda universitetit dhe jashtë tij që së bashku me ju duan të studiojnë problematikat. Unë jam dakort që numri i punonjësve të shtohet sipas nevojave" shtoi më tej kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2012, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori