Institucionet që s’japin informacion do të gjobiten
Pëlqej
Ministria e Drejtësisë i ka propozuar Kuvendit ndryshime në ligjin për të Drejtën e Informimit dhe të Dhënave Personale. Në ndryshime parashikohet që institucionet që nuk do të japin informacionin e kërkuar dhe të parashikuar në ligj të gjobiten.

“Sanksionet i vë pjesa ekzekutive, pra ky fuzion që thamë ne në fillim krijon këtë mundësi, kush do vërë gjobat nëse shkelet kjo e drejtë legjitime e qytetarëve. I vë dot Avokati i Popullit? Asnjëherë”, tha Arben Isaraj, zëvendësministri i Drejtësisë.

Ky ndryshim solli reagimin e fortë të komisioneres së Avokatit të Popullit, Etilda Saliu, sipas të cilës, me projektligjin e ri, i hiqen kompetencat kushtetuese këtij institucioni. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori