Institucionet e Kosovës kanë shpallur 5 ditë zie, varrimi bëhet të enjten
Albeu.com
Në mbledhjen komemorative të Qeverisë, Kryesisë së Kuvendit, shefave të grupeve parlamentare etj. të mbajtur dje, është marrë vendimi për shpalljen e pesë ditë zie kombëtare.Zëdhënësi i Presidencës,Muhamet Hamiti ,konfirmoi sot për Radiotelevizionin e Kosovës se varrimi i kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova,i cili vdiq dje nga pasojat e kancerit në mushkëri në shtëpinë e tij në Prishtinë,do të bëhet të enjten me 26 janar në Prishtinë, e jo siç ishte njoftuar më parë të mërkurën.

Sot në ndërtesën e Kuvendit, mbahet mbledhja e Këshilli organizativ të varrimit, i cili do të saktësojë itinerarin e aktiviteteve lidhur me ceremoninë mortore. Homazhet për qytetarë do të bëhen të hënën dhe të martën në holin e Kuvendit të Kosovës. Përndryshe, rojën e nderit dhe nderimet ceremoniale do t’i bëjë Garda ceremoniale e TMK-së. Në mbledhjen komemorative të Qeverisë, Kryesisë së Kuvendit, shefave të grupeve parlamentare etj. Po ashtu është marrë vendimi që të të respektohet dëshira dhe vullneti i familjes së kryetarit Rugova gjatë gjithë kohës dhe për të gjitha ceremonitë. Nërkohë është njoftuar se edhe sot vazhdon pritja për ngushëllime në Rezidencën e Presidentit Rugova në Velani, që nga ora 9 deri në orën 18.OO
Shtuar më 22/01/2006, ora 15:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori