Institucionet e Kosovës duan largimin e UNMIK-ut
Albeu.com
Institucionet e Kosovës kërkojnë që administrata e Kombeve të Bashkuara duhet të largohet nga Kosova për t'ia lënë vendin misionit të ri të Bashkimit Evropian.Këto deklarata vijnë menjëherë pasi shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker ka thënë se EULEX-i ka gjasa të vendoset në Kosovë nën ombrellën e OKB-së. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u shpreh se UNMIK-ut duhet t’a përfundojë misionin e vet, dhe të mbetet atje si simbolikë, ashtu sikurse do të jetë edhe Rezoluta1244.

"Për ne është me rëndësi që ne kemi dhënë vizionin tonë dhe mirëpresim misionin e ri civil në Kosovë dhe EULEX-in si formacione do ta quaja të Bashkimit Eropian dhe në bashkëpunim me shtetet e Bashkuara të Amerikës që Kosovën e fusin në një fazë të re të zhvillimeve dhe natyrisht dëshirojmë që mandati i UNMI-ut të përfundojë, për aq sa do të jetë simbolikë rezoluta 1244 të jetë ajo pjesë e prezencës. Dhe nuk them ndonjë diçka tjetër, por natyrisht se do të jemi në këtë rol të veçant të këtij misioni të ri që do të jetë", deklaroi Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

“Sa i përket institucioneve vendore nuk ka asnjë dilemë, më 15 qershor në orën 00:00 do t'i marrim që të gjitha kompetencat. Sa i përket atyre ndërkombëtare ka disa dilema, por besoj që bashkarisht do t'i zgjidhim, por gjithsesi do të jetë një qendër vendimmarrje ndërkombëtare në Kosovë. Do të bashkëpunojmë shumë ngushtë edhe me misionin e Unionit Evropian dhe me OKB-në dhe në këtë drejtim nuk ka sfida që Kosova ka përballë bashkësisë ndërkombëtare", u shpreh zv/kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi. (Alsat-m)
Shtuar më 30/05/2008, ora 16:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori