“Do shpëtoj nga ju”, Trejsi Sejdini lë përfundimisht Shqipërinë (VIDEO)

Trejsi Sejdini është një nga modelet më seksi shqiptare, por edhe ndër më të komentuarat në media. E ftuar në emisionin “Glamour zone”, Trejsi deklaroi se është lodhur nga paparacët që e ndjekin kudo dhe u shpreh se më në fund do shpëtojë prej tyre. Modelja ka vendosur të largohet nga Shqipëria drejt New York.

“Së shpejti unë do bashkohem më agjensine e cila ndodhet në New York. Është surprizë akoma. Së shpejti do e shpërndaj dhe në Instagram kontratën e firmosur. Tani në javën e parë të janarit, kam biletën për New York.

Ju uroj sa më shumë fat gazetarëve, të më rrini si paparaca para shtëpisë sime, të prisni momentin që Trejsi të bëjë një skandal, por jo dhe shumë gjatë, sepse për një javë më në fund do shpëtoj nga ju dhe nuk do keni me kë të merreni më pastaj”, u shpreh Trejsi.


Shtuar 9.01.2020 10:38