INSTAT: Censusi, qytetarët po bashkëpunojnë
INSTAT njoftoi sot procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave po ecën normalisht. Nga raportimet e para, tha drejtoresha e INSTAT Ines Nurja, puna po kryhet me profesionalizëm dhe qytetarët shqiptarë kanë hapur dyert për 12 mijë anketuesit e shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.

Ajo njoftoi se janë hapur shumë zyra në çdo cep të Shqipërisë me qëllim kryerjen në mënyrë sa më profesionale të këtij procesi, për të cilin tha se, mbledh të dhëna për të ardhmen e Shqipërisë.

Nurja falenderoi qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin, ndërsa I ftoi ata që të mbështesin anketuesit gjatë punës së tyre në terren.

Një ditë më para INSTAT ka nisur “censusin”, porcesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave, proces shumë i diskutuar, veçanërisht në pyetjet për përkatësinë etnike dhe fetare.
Shtuar më 02/10/2011, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori