Instalohen ashensorë të rinj në QSUT
Qendra Spitalore Nënë Tereza në Tiranë do të ketë ashensorët e saj për lëvizjen e pacientëve dhe personlein mjekësor. Në një investim të nisur prej disa muajsh në këtë qendër janë instaluar 18 ashensorë të rinj, ku 6 prej tyre janë pjesë e investimit të planifikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në përurimin e një prej tyre në në Spitalin e Fëmijëve ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili premtoi paisjen e të gjitha spitaleve me ashensorë me qëllim lehtësimin e lëvizjes për pacientët e personelin mjekësor.


Instalimi i ashensorëve është bërë në disa qendra si në Spitalin e Pediatrisë ku janë vendosur dy të tillë, në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme 2 ashensorë, në spitalin e Neurologjisë dhe në Spitalin e Kirurgjisë së Përgjithshme. /albeu.com/

Shtuar më 06/03/2012, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori