Inspektorja e BSH refuzon të shkojë në Kuvend
Pëlqej
Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë nuk është paraqitur në Komisionin e Ekonomisë ku anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë do të dilnin sot për t’u pyetur nga deputetët dhe për të nxjerrë përgjegjësitë administrative për secilin prej tyre lidhur me skandalin e vjedhjes së parave.

Nderkohë që kreu i ketij komisoni Erion Braçe e ka cilësuar si të paprecedente këtë ngjarje duke i kujtuar publikisht, inspektores Golemi se paraqitja në komision është detyrimin ligjor.

“Zonja ka pasur detyrimin ligjor për t’u paraqitur në seancën dëgjimore. Zonja në fjalë e njeh autoritetin para Kuvendit po këtë e bën nën tutelën e guvernatorit. Kjo është një ngjarje e paprecedentë dhe e pandodhur në Kuvendin e Shqipërisë”, u shpreh Braçe.

Braçe tha se kjo sjellje është në vazhdën e sjelljes së drejtuesve të Bankës, të cilët kanë refuzuar Kuvendin. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori