SpaceX: Pas tre ditësh, astronautët amatorë kthehen në Tokë

4 astronautë amatorë u kthen me sukses nga hapësira duke zbritur në Oqeanin Atlantik. Ata janë skuadra e parë civile që kanë orbituar Tokën, raporton albeu.com.

Ekuipazhi i Inspiration4 u nis me një kapsulë SpaceX nga Florida të mërkurën dhe zbarkoi në brigjet e shtetit pas orës 19:00 me kohën lokale, të shtunën.

Katër parashutë ngadalësuan uljen e kapsulës para se të zbriste në ujë, ku anijet e SpaceX vrapuan për ta tërhequr atë.

Ekipi i Inspiration4 u drejtua miliarderi Jared Isaacman, shef ekzekutiv i firmës e-commerce Shift4 Payments Inc, i cili veproi si “komandant” i misionit.

Ai i kishte paguar një shumë të vlerësuar nga revista Time për rreth 200 milionë dollarë, miliarderit Elon Musk për të katër vendet në bordin e Creë Dragon./albeu.com

 

 


Shtuar 19.09.2021 08:17