Inspektimi i KLD-së në Gjykata
Pëlqej
Inspektorët e KLD-së kanë gjetur një seri shkeljesh në Gjykatën e Tiranës si dhe në atë të Apelit. Pas përfundimti të inspektimit në këtë organ sipas burimeve nga KLD-ja bëhet e ditur se në Gjykatën e Shkallës së Parë të kryeqytetit, civile dhe penale, gjyqtarët kanë bërë një sërë shkeljesh.

Gjatë qëndrimit disa ditor në këto dy godina, inspektorët kanë nxjerrë shkelje në mosrespektimin e gjyqtarëve të orarit të ardhjes në punë, gjykimin e çështjeve penale dhe civile në zyrat e tyre dhe jo në sallat përkatëse që kanë qenë bosh. Gjithashtu inspektorët kanë vërejtur shkelje edhe në veshjen e gjyqtarëve që gjatë zhvillimit të seancave nuk kanë veshur pelerinën e duhur dhe se një tjetër ngerç në këtë gjykatë ka qenë edhe shtyrja e orareve gjyqësore.

Por edhe në Gjykatën e Apelit në Tiranë inspektorët kanë gjetur të njëjtat shkelje, që janë kryer nga gjyqtarët. Kështu sipas të njëjtave burime mësohet se nuk do të përjshtohen marrje të masave disiplinore për gjyqtarët që kanë shkelur etikën e gjyqtarit si në Shkallën e Parë ashtu edhe në të Apelit. Ndërkohë mësohet nga burime nga KLD, se po inspektohen edhe gjykata e Lezhës dhe të Durrësit dhe se edhe për këto pritet të ketë një raport nga inspektorë të KLDsë.

Ndërsa inspektime të befasishme do të ketë në të gjitha gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit për të verifikuar oraret e ardhjes së gjyqtarëve në punë, të respektimit të orarit të gjyqit, veshja si dhe salla ku gjykohen çeshtjet civile dhe penale. Ndërsa emrat e togave të zeza që kanë kryer shkelje të rënda do ti dërgohen për masë ministrisë së Drejtësisë.
Shtuar më 06/11/2010, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori