INSIG, ne shitje per te shpetuar buxhetin
Albeu.com
Kompania shtetërore INSIG do të dalë sërish në shitje, tenderi i së cilës pritet të zhvillohet në fund të muajit korrik. Lajmin e konfirmon Ministria e Financave Shqipërisë, e cila ka shpallur nisjen e procesit për shitjen e 100 për qind të aksioneve.
“Është bërë njoftimi zyrtar, ku ftohen kompanitë që kanë interes të blejnë aksionet e INSIG-ut, proces që mbyllet brenda këtij viti”, thanë burime zyrtare të ministrisë, institucioni që drejton kompaninë.

Kjo është tentativa e katërt për privatizimin e INSIG-ut, ku e fundit daton në dhjetor të vitit 2009 dhe e vetmja që iu afrua suksesit, por për shkak të krizës, u anulua.

Shitja e aksioneve të INSIG-ut mundëson zbutjen e deficitit në buxhet të krijuar nga mungesa e të ardhurave prej tatimeve dhe doganave.

Qeveria e Shqipërisë është duke parashikuar një zë më vete për të ardhurat nga privatizimet, me synim uljen e borxhit dhe mbylljen e disa investimeve të lëna pezull, për shkak të krizës në financa. (tch)
Shtuar më 09/07/2010, ora 14:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori