Kryeministri Edi
Rama ka shkaktuar debate të ashpra që në nisje te seancës së Kuvendit, për shkak të një veprimi të tij tashmë të njohur.
Me të hyrë në sallë, ndërkohë që PD me Spahon po fliste në foltore,
Rama ka vendosur
kufjet duke mos pasur asnjë ide çfarë po ndodhte në sallë.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së i kërkoi Ruçit që
Rama të hiqte
kufjet ose të dilte jashtë Kuvendit.
Spaho: Nëse ka nevojë të dëgjojë muzikë ka një dhomë atje, të shkojë e të dëgjojë, kjo tregon seriozitetin se sa seriozisht e merr këtë çështje. Kjo sjellje me vënies se kufjeve është e papranueshme.
Ruçi: Mund të jetë duke dëgjuar diçka
Spaho: Ta ndërpresë dhe të heqë
kufjet
Ruçi:
Kufjet janë për të dëgjuar më mirë
juve. T’ju nderojmë,
juve s’doni.
Basha: Mocioni është me kryeministrin, hiq
kufjet!
Por ndërkohë që në Kuvend po bëhej debat për
kufjet e kryeministrit, ai dukej mjaft i qetë pasi nuk ia kishte idenë për çfarë po diskutohej. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2018,
ora 11:20