Një nismë e re do të aplikohet në bashkinë Tiranë, ku sipas një vendimi duke
nisur nga data 5 qershor të këtij
viti qeset plastike do të shiten, nuk do të jepen më falas, sikundër ndodh aktualisht në markete apo furra
buke.
“Kemi vendosur që këtë projekt ta shtrijmë gjatë një
viti deri në qershorin e vitit 2017 ku do të mundohemi të vendosim rregulla për të mos shpërndarë më qese
plastike falas në pikat e shërbimit apo supermarketet.
Pas qershorit 2017, përveçse mënyrës se si do zbatohet patjetër që do të ketë dhe masa ndëshkuese”, tha Diana Mile Drejtoreshë e Politikave Mjedisore, Bashkia Tiranë.
Deri më tani impakti është pozitiv, pasi përdorimi i trastave përmirëson jo vetëm jetën e qytetarëve, por ndikon edhe në jetëgjatësinë e kafshëve, që kohët e fundit kanë vdekshmëri të lartë, për shkak se i përtypin ato, shkruan Shqiptarja.com.
Në disa furra
buke përdorimi i letrave në vend të qeseve ka
nisur prej kohësh. “
Qeset plastike ne nuk i perdorim, përdorim letrat pasi janë më higjenike dhe më të mira për shëndetin e njeriut.
Letrat ne i përdorim prej pesë vjetësh”, thotë një shitëse
buke. Projekti për reduktimin deri në eliminimin e përdorimit të qeseve
plastike ka
nisur të zbatohet në muajin qershor të vitit 2016, ndërsa do të vijojë edhe më gjerë, në të gjithë shqipërinë, me fushata dhe aktivitete sensibilizuese. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017,
ora 09:16