Influencues Instagrami, si heshtën fëmijët e deputetëve pas tërmetit (FOTO LAJM)
Sikur fama dhe ndikimi që njerëzit kanë në rrjetet sociale të përdorej në raste emergjente siç është sot Shqipëria, diçka do të ishte më e thjeshtë.
Mesa duket
fëmijët e
deputetëve tanë nuk mendojnë njësoj.
Duke qenë fëmije deputetësh ose ish-deputetësh, këta të rinj kanë arritur të fitojnë me mijra ndjekës dhe të shpalosin në mënyrën më të bukur jetën e luksit në Instagram, shkruan Albeu.com.
Por, tërmeti i datës 26 nëntor me magnitutë 6.3 shkalla Rihter, as nuk është ndjerë fare në
Instagramin e këtij "grupi".
Ada Deda, Kejda Abazi, Markos Doshi, Aleksa Peleshi, dhe nëse pranohet në këtë grup mund të fusim edhe Erik Fullanin.
Po të bësh një xhiro në
Instagramin e secilit prej këtyre, siç mund t'i shihni dhe në fotogalerinë e mësipërme, ndoshta do ta harroni fare fatkeqësinë natyrore që ndodhi në Shqipëri.
Epo shpresojmë të jetë kjo e fundit arsyeja e heshtjes së gjithsecilit dhe jo dashuria e marrë nga prindërit për atdheun./albeu.com
Shtuar më 03/12/2019,
ora 14:46