Inflacioni ne Kosove 7,8 perqind
Albeu.com
Sipas Entit të Statistikave të Kosovës, shkalla e inflacionit, e matur nga muaji shtator 2008 - shtator 2007, ishte 7,8%. Çmimet e konsumit në Kosovë u ngriten me një mesatare prej 7,8 %, në mes të muajit shtator 2008 dhe shtator 2007.
Kjo kryesisht shpjegohet për shkak të rritjes së çmimeve te bukës dhe drithërave për 24,0%, mishit 14,0%, transportit personal 13,9%, qumështit, djathit dhe vezëve 11,8%, vajërave dhe yndyrave 25,2%, rrymës, gazit dhe karburanteve tjera 6,9%, shërbimet për transport 24,1% etj.

Ndërsa rënie të çmimeve gjatë kësaj periudhe ka pasur te perimet për 17,7%, pajisjet, shërbimet telefonike dhe të telefaksit 5,6 % etj. /Telegrafi/
Shtuar më 26/10/2008, ora 19:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori