Silvana Rudaj,
infermierja shqiptare 29-vjeçare, e cila jeton në Milano, tregon dramën pas infektimit me koronavirus.
Ajo ishte në javën e 38 të shtatzanisë, kur u prek nga sëmundja.
Gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm, aq sa i detyroi mjekët ta vendosnin në intubim.
Ishte një makth të cilin kishte vendosur ta hidhte pas krahëve.
Por me valën e dytë që ka pushtuar Italinë,
Silvana, thotë Corriere della Sera, vendosi t’i bashkohej të mbijetuarve që po rrëfejnë në rrjete sociale eksperiencat e tyre me sëmundjen.
Infermierja 29 vjeçarja
shqiptare kujton se u infektua në fundin e muajit mars, kur ishte ende shtatzënë..
“Në fillim, edhe pse e shtruar,
isha mirë. Por situata u përkeqësua shpejt me temperaturë shumë të lartë. Në 29 mars lindi vajza, por e larguan menjëherë prej saj në atë moment”.
Përpara intubimit, kërkoi vetëm ti dërgonte një mesazh partnerit, ku t’i shpjegonte se duhet të flinte pak. E vështirë të shpjegohet me fjalë frika nga vdekja, ankthi që nuk kisha parë ende vajzën time dhe duhet të flija me rrezikun që të mos zgjohesha më, “ thotë ajo.
Qëndroi e intubuar për dy javë. “ Për fat të keq, kujtoj shumë mirë gjithçka; dhimbjet, zërat, ndjesitë”.
“Përpiqesha të komunikoja me cdo mënyrë, por askush nuk më dëgjonte. Ishte një ferr i vërtetë, sepse
isha bllokuar brenda trupit tim, përpiqesh të flisja e të lëvizja, por nuk ia dilja dot”, tregon ajo. Fatmirësisht, tashmë makthi ka përfunduar.
Silvana po shijon momentet më të bukura pranë së bijës.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 20:57