Infermierja nga Përmeti dyshohet për koronavirus, del rezultati i testit
Infermierja nga Përmeti që u shtrua me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës rezultoi negative ndaj koronavirus.

Përgjigja për 59-vjeçaren nga fshati i Ballabanit ka ardhur pas analizave të bëra në Tiranë.

Ajo u dërgua në spital pasi gjendja e saj u përkeqësua.

Prej katër ditësh kishte qëndruar e shtrirë në spitalin e Përmetit me shenja gripi, por gjendja e saj u përkeqësua sot dhe u urdhërua dërgimi në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

ISKS hi mori një kampion gjaku sot rreth orës 12:00 dhe u dërgua për analizë në Tiranë për të mësuar nëse ishte infektuar me virusin e ri Covid-19.

Deri tani, numri i të infektuarve në Shqipëri është 15 dhe numri i viktimave është një.
Shtuar më 11/03/2020, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori