Infermieri me shpejtësi skëterrë përplaset me trafikndarëset, makina "fluturon" në ajër
Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në afërsi të fshatit Vajkan, në autostradën Fier-Lushnjë.

Automjeti tip Benz është përplasur me trafikndarëset dhe ka kaluar në korsinë tjetër, çka ka sjellë dhe përmbysjen e makinës.

Humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e shpejtësisë së lartë dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit të rëndë.

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit me profesion infermier është transportuar me urgjence ne spital.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

Shtuar më 31/10/2020, ora 20:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori