“Infermierët po ikin”, Rama kapet keq me komentuesit
“Në QSUT ku vijon hap pas hapi modernizimi i shërbimit dhe punohet çdo ditë për përmirësimin e kushteve në çdo drejtim”-ka shkruar Rama pas një vizite në QSUT.

Por kjo i ka nervozuar komentuesit, të cilët i kujtojnë Ramës se infermierierët po ikin.

REPLIKAT E PLOTA

Qytetari: Çfare pune po ben kur te gjithe doktoret dhe infermierët po ikin

Rama: Jo jo, jane 4 mije e ca infermiere ne listen e pritjes dhe mbi 13 mije ne pune sot qe flasim, keshtu qe pa merak! Nderkohe qe ta kuptosh se sa e madhe eshte diferenca mes realitetin dhe perrallave me gogol te medias sone, numri total i infermiereve te ikur nga Shqiperia eshte 800! Beje vete aritmetiken.

Qytetari 2: Shko pak tek Reminacioni i Kardiologjis nga 19 vende do keni 50 e shumica koridoreve a mos harroni dhe pavionet se tualetet i keni pa drita dhe skandaloze .

Rama: Une shkoj ku te me thuash, po edhe ti shko pak mbrapa me kujtese, jo shume, kater – pese vite dhe keshtu mirekuptohemi plotesisht. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 19:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori