Infektohet stafi, mbyllet pediatria në Elbasan
Pediatria në Elbasan është mbyllur pasi kanë dalë pozitive me koronavirus dy sanitare.

Si pasojë, pavioni i ri Covid është hapur në qendrën spitalore tek ish urgjenca e vjetër.

Stafi është izoluar dhe pritet ti bëhet tamponi personave që kanë pasur kontakt me sanitaret. Është ende e paqartë nëse dyshohet se është infektuar ndonjë fëmijë i shtruar tek Pediatria që mund të ketë pasur kontakt me sanitaret.

Deri tani, Elvbasani ka 105 raste aktive me koronavirus dhe 9 viktima.
Shtuar më 19/08/2020, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori