Infektohet punonjësja në Berat, pozitivë edhe 4 pensionistë
Një punonjëse fasonerie në qytetin e Beratit është infektuar me koronavirus. Mësohet se e infektuara është një 45 vjeçare e cila kishte thuajse 5 ditë që kishte shfaqur simptoma të koronavirusit. Pas rezultateve të tamponit, gruaja është vetëkarantinuar menjëherë në banesën e saj.

Po ashtu, poztiv me virus kanë rezultuar edhe 4 pensioniste, 3 ne Berat dhe 1 në Kuçovë. Nuk dihet nëse këto të prekur janë raste të kontakteve të mëparshme, ndërsa kanë nisur hetimet për burimin e infektimit.
Shtuar më 08/09/2020, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori