Infektohet personeli në QSUT, mjeku: Asnjë tampon nuk është bërë
Pesë punonjës të Shërbimit të Hemodializës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi konfirmohet nga mjeku i njohur i këtij shërbimi, Ahmet Duraku që thotë se prej 4 ditësh i është drejtuar Shefit të Shërbimit me një kërkesë për të nisur hetimi epidemiologjik, por që nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

Mjeku nuk e përjashton mundësinë që infeksioni të jetë përhapur nga stafi mjekësor tek pacientët, por për ta vërtetuar këtë duhet që të gjithë të shtruarit dhe bluzat e bardha t’i nënshtrohen testit.

Në intervistën e dhënë në ‘News 24’ doktor Duraku i kujton qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë se pikërisht një prej grupeve më të rrezikuara nga COVID-19 janë të sëmurët që trajtohen në Qendrën e Hemodializës.

Një maskë e thjeshtë kirurgjikale në fytyrën e doktorit është i vetmi mjet mbrojtës përballë virusit vrasës.

Doktori apelon se në asnjë rast pacientët nuk duhen të shtrohen në spital pa kryer më parë testin për COVID-19.
Shtuar më 29/10/2020, ora 19:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori