27-vjeçari shkoi i mbuluar me gjak në spital pasi u plagos në këmbë, reagon Policia e Beratit

Një 27-vjeçar ka shkuar i gjakosur mbëmjen e sotme në spitalin e Beratit, pasi ishte plagosur me armë zjarri.

Sipas policisë 27-vjeçari Xhuljano Goga, ka mbërritur i plagosur në spital, dhe fillimisht ka refuzuar të tregojë se kush ka qenë personi që e ka plagosur.

Ndërkohë që policia po punon për ientifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.

Njoftimi:

Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G.,  27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë.

27 – vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 30.07.2023 21:14