Messi shënon golin më të shpejtë në karrierë (VIDEO)

Leo Messi shënoi sot golin më të shpejtë të karrierës së tij. Përballë 77 000 spektatorëve në Stadiumin e Punëtorëve të Pekinit, ylli i Argjentinës shkëlqeu në fitoren e kombëtares së tij përballë Australisë.

Kishin kaluar vetëm 81 sekonda nga nisja e ndeshjes miqësore dhe Messi mahniti publikun kinez me të majtën e tij nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë, Pezzella shënoi një tjetër gol për të vulosur fitoren 2-0 të kampionëve të Botës në fuqi.


Shtuar 15.06.2023 20:06

Tags: , ,