Infektohen 6 edukatore, mbyllet kopshti "Sami Frashëri"
Gjashtë edukatore janë infektuar me koronavirus, e si pasojë ka autoritetet lokale kanë vendosur të mbyllin për dy javë kopshtin “Sami Frashëri” në Peqin.

Mësohet se 6 edukatore kanë rezultuar pozitive për Covid-19. Kopshti “Sami Frashëri” ka rreth 100 fëmijë që e frekuentojnë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi dje për 8 raste të reja në Peqin, ndërkohë që në të gjithë vendin u regjistruan 288 raste të reja, me një rënie të lehtë nga një ditë më parë.
Shtuar më 27/10/2020, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori