Infeksionet seksuale, shkaktarë kryesorë të infertilitetit
Vitin e ardhshëm fertiliteti i ndihmuar medikalisht pritet të realizohet edhe në maternitetet publike në vendin tonë. Me ndihmën e Bashkimit Europian, i cili do të jetë bashkëfinancues i projektit, në gjashtë vende të rajonit do të ngrihet një rrjet qendrash ndërkufitare mbi riprodhimin e asistuar.

Sipas drejtoreshës së maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu kjo është një mundësi që të gjithë ato çifte, të cilët në mënyrë natyrale nuk mund të kenë fëmijë, të realizojnë dëshirën e tyre me kosto më të ulët. Aktualisht fekondimi artificial në vendin tonë kryhet në klinika private.

"Tanimë kemi filluar që ekzaminimin e parë e bëjmë te meshkujt, sepse janë më të thjeshta dhe vetëm me një analizë mund të arrish në konkluzionin që është apo jo i aftë të konceptoj. Ndërsa ekzaminimet që bëhen për pjesën femërore janë më të komplikuara, më ndërhyrëse, më të dhimbshme, janë intervente të cilat kërkojnë dhe kohë. Për infertilitetin shkaqet janë 50 përqind mashkullore dhe 50 përqind femërore", tha Mojsiu. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2012, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori