Indrit Bajraktari i martuar në Angli, thellohet misteri i vdekjes së 17 vjeçares
Detaje të reja mësohen ndaj Indrit Bajraktarit, 25-vjeçarit të arrestuar pas vdekjes së 17-vjeçares Enisa Doda në plazhin e Velipojës.

Mësohet se i riu, rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez.

Sikundër u raportua edhe më parë, dy të rinjtë kishin marrë me qira një motor uji rreth orës 14:00 të pasdites së mërkurës. Sipas policisë Bajraktari ka dalë nga deti pa vajzën dhe pa motorin e ujit.

Ndërkohë ky i fundit i ka thënë uniformave blu se vajzën e ka lënë në breg pranë xhaxhait të saj.

Punonjës të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit kanë deklaruar se njëri prej tyre i ka mbajtur në vëzhgim dy të rinjtë, të cilëst sipas tyre kanë qenë të pajisur edhe me jelekë shpëtimi.

17-vjeçarja nga Burreli që jetonte në Bathore kishte ardhur me pushime në Velipojë bashkë me familjen e saj.

Ndërsa 25-vjeçari nga Postriba ishte emigrant në Londër dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

Dy të rinjtë dyshohet se ishin njohur në rrjetet sociale.
Shtuar më 21/08/2020, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori