"Indipendent" shkruan se shqiptarëve të Kosovës duhet dhënë shtetin q&
Albeu.com
Në një koment redaksional gazeta londineze "Indipendent" shkruan se shqiptarëve të Kosovës duhet dhënë shtetin që e dëshirojnë dhe krijimin e të cilit rusët nuk mund ta shtyjnë përgjithmonë me veton e tyre.Gazeta vlerëson se çështja e së ardhmes së Kosovës, përveç serbëve dhe shqiptarëve, i përket edhe Britanisë, duke marrë parasysh se ajo, siç theksohet, u nis në luftë në vitin 1999 për të penguar Serbinë që të zbatojë pastrimin etnik mbi popullsinë shumicë shqiptare. Që nga përfundimi i luftës dhe tërheqja e forcave serbe nga Kosova, atje është zhvilluar një konfuzion i pazakontë, i cili, shkruan "Indipendent", nënkupton se Kosova edhe më tej është pjesë e Serbisë nën administratën e KB. Ky kompromis ka ushqyer shpresat e serbëve që një ditë mund ta kthejnë krahinën e tyre, gjë që sipas gazetës, është një fantazi e pastër. Shumica shqiptare në Kosovë është e bashkuar në kërkesën për pavarësi, prandaj përfaqësuesit ndërkombëtarë, në mesin e të cilëve edhe britanikët, duhet të lëshojnë pe që kërkesa e tyre të realizohet, konkludon "Indipendent". Në komentin e saj gazeta i hedh një vështrim edhe qëndrimit të Rusisë, që siç shkruan ajo, mbështet serbët ortodoksë dhe e cila edhe vetë përballet me shumë provinca që nga ajo do të shkëputeshin. Megjithatë, "Indipendent" vlerëson se vënia eventuale e vetos ndaj rezolutës së re të Këshillit të Sigurimit nuk do të ndalë gjërat që kanë nisur të zhvillohen që nga viti 1999, por vetëm do të shmangë elementet e kontrollit në këtë fushë. Në vend të njohjes nga ana e KB dhe mbikqyrjes së fortë të cilën në shtetin e ri duhet ta zbatojë Bashkimi Evropian, Kosova do ta shpallë pavarësinë të cilën disa shtete do ta njohin, kurse disa jo, shkruan gazeta. Serbët e Kosovës nuk do të jenë të mbrojtur, madje mund të ndodhin edhe konflkikte në veri të Kosovës. Prandaj, shkruan gazeta, miqtë e serbëve duhet t'u bëjnë thirrje atyre që të pranojnë se Kosova për ta është e humbur dhe në vend se në çështjen e Kosovës, të përqëndrohen në të ardhmen evropiane, thekson "Indipendent".
Shtuar më 08/05/2007, ora 14:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori