Incidenti, rihapet tuneli Thirrë-Kalimash
Pëlqej
Ministria e Transporteve njoftoi se sot në orën 11:45 min, në njërën nga dhomat teknike të Galerisë Jugoretunelit të Thjerrës, ku janë të instaluara transformatorët dhe sistemet back-up të energjisë, ka ndodhur një avari teknike, duke shkaktuar zjarr si pasojë e djegies së një baterie.

“Në funksion të respektimit të procedurave të sigurisë në tunel, operatori i tunelit në bashkëpunim me forcat e zjarrfikësve kanë bllokuar qarkullimin në Galerinë Jugore për rreth 30 minuta, kohë kjo e nevojshme për të fikur zjarrin, evakuar gazrat dhe verifikuar sistemet e sigurisë në hapsirën e tunelit”, tha Ministria.

Sipas saj, në orën 12:15 min, cdo gjë është kthyer në normalitet dhe trafiku ka vijuar normalisht
Shtuar më 21/11/2010, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori