Incidenti i Ramës në Vjenë, Berisha kërkon Komision Hetimor
Kryeministri Berisha e ka cilësuar si akt të turpshëm, incidentin e kreut të opozitës Edi Rama me diplomatin shqiptar në ambasadën tonë në Vjenë.


"Akti që ka ndodhur në Vjenë nuk e ka kryer asnjë prej udhëheqësve të komunizmit. Ditën e hënë do të votohet ngritja e Komisionit Hetimor për këtë cështje. Kjo është një histeri kolektive dhe Rama në fund të hetimit do të përfundojë aty ku e meriton", tha me tone të ashpra Berisha.

Shefi i Qeverisë theksoi se do të ushtrojë të drejtën e tij Kushtetuese për të thirrur Parlamentin në cdo kohë me qëllim ngritjen e Komisionit Hetimor. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2013, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori