Incidenti në Sharrë, Totozani apel për tolerancë
Igli Totozani
Avokati i Popullit, Igli Totozani nëpërmjet një deklarate për shtyp ka falenderuar dhe vlerësuar ndërhyrjen e policisë për qetësimin e situatës së një dite më parë në repartin ushtarak të Sharrës, gjatë dërgimit atje nga Ministria e Punës të 8 familjeve të komunitetit rom.

Totozani ka ftuar grupin e banorëve fqinj me repartin ushtarak, të përfshirë në incidentet e djeshme me policinë, që t'i bashkohet frymës së tolerancës dhe bashkëjetesës së qytetarisë së mirë.

"Përkrahim Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në përpjekjet për të siguruar kushte normale jetese për familjet e minoritetit rom dhe e nxisim atë për plotësimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit lidhur me kushtet bazë të jetesës në ish-repartin ushtarak në zonën e Sharrës", deklaroi Avokati i Popullit.

Ai theksoi se sot është 9 Maji, dita e paqes dhe e unitetit në Europë. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2012, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori