Incident në Shtime: Një i vdekur dhe disa të plagosur
Pëlqej
Albeu.com
Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, pas një incidenti me armë zjarri në Shtime. Sipas zëdhënësit të komunës së Shtimes, Ibrahim Demiri, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:20.Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, pas një incidenti me armë zjarri në Shtime. Sipas zëdhënësit të komunës së Shtimes, Ibrahim Demiri, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:20, kur një qytetar i fshatit Godanc, i cili ka uzurpuar shtëpinë e një serbi në Shtime, ka krijuar një grup të vetin, është barrikaduar në shtëpi dhe ka filluar të gjuajë në turmën e njerëzve.


“Me këtë rast ai ka plagosur disa persona. Njëri nga ta, dr. Rexhep Bajrami, është i plagosur rëndë, ndërsa një person tjetër është në gjendje shumë të rëndë, si dhe një plak me emrin Aziz nga fshati Velincë, për të cili thuhet se ka vdekur. Po ashtu janë plagosur edhe disa nxënës, të cilët kanë qenë duke shkuar në shkollë,” tha për Kosovapress Demiri. Sipas tij policia është futur në shtëpinë prej nga është gjuajtur me armë dhe ka zënë të barrikaduarit. Demiri tha se në mesin e të plagosurve ka edhe policë, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes. Sipas tij të plagosurit janë bartur në spitalin e Prishtinës. “Kjo ka ndodhur për shkak të një prone të një serbi, të cilin vëllezërit e dr. Bajramit e kanë blerë më herët sipas procedurave të rregullta, ndërsa këta që kanë bërë krimin kanë uzurpuar atë shtëpi që nga koha e pasluftës dhe kanë dashur ta përvetësojnë në mënyrë jo të ligjshme,” pohon ai. rtk
Shtuar më 22/04/2006, ora 15:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori