Incident në Kuvend, ministrin Sandër Lleshajn e lënë pa karrige (FOTO LAJM)

Një incident ka ndodhur ditën e sotme ku nisi sesioni i ri parlamentar ku ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mbeti pa karrige.

Kjo situatë tërhoqi edhe vëmendjen e nënkryetarit të Kuvendit, Myslim Murrizi, i cili bëri ironi me karriken e ministrit.

Keni ndërruar dhe këto televizorët nga Lura në Samsung, por unë ngrita sërish dorën, pasi nuk i them këtyre veglave të reja.

Mirë bëtë me këto tenderat që shtuan televizorat e ri, por shtoni dhe një karrige se shtuat ministrat. Shikoni si e keni lënë ministrin e Brendshëm”, u shpreh Murrizi.

Ky incident ndodhi për faktin se pas tërmetit të 26 nëntorit Rama riktheu Arben Ahmetajn si ministër të Rindërtimit, por harroi të vendoste një karrige tepër në parlament.
Shtuar më 20/01/2020, ora 19:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori