Incident në Kuvend, Gramoz Ruçi i pret fjalën në mes Ramës (VIDEO)
Një përplasje ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë mes kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama.

Ruçi me dorë të hekurt se ka lejuar kryeministrin Rama të mbarojë fjalën e tij duke i mbyllur mikrofonin.

Që në nisje të fjalës në fakt, Rama e njoftoi se ishte paralajmëruar nga zyra e kryetarit të Kuvednit se do të kishte kohë vetëm 10 minuta për fjalën dhe 3 minuta replikë dhe do t’i ndërpritej, dhe ashtu ka ndodhur.

Duke iu përgjigjur Hajdarit Rama ka lexuar mesazhin e një demokrati, sipas tij, që nuk i kursen kritikat ndaj kryeministrit:

Eshtë e kotë nuk ia vlen të rikthehesh për të rivënë në vend gjërat që the e pastaj i dëgjon tyë përkthyera gabim nga shqipja në shqip, lista të hapura me një fjalë, por e shfrytëzoj këtë replikë për tju lexuar një koment nga FB të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua por që në ato ditët pas tragjedisë shekspiriane të shembjes së karakatinës italiane shkruante:

Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini se do bie shpejt, se ka premtuar gjëra që nuk bëhen dhe do ngrohet populli i zhgënjyer, erdhi 2015 na iku ene Tirona, na thatë futuni në cadër se do bjerë vetë dhe po nuk ra do vijë populli ta rrëzojë, populli nuk erdhi erdhi Luli na tha dilni se fituam, po ca fituam, fitoi prapë Edvini, e pastaj na thatë na e futi Amerika, ndaj ska llafe, e zgjedhje, oburra revoltë popullore.

Erdhi 2019 ikët nga parlamenti na ikën edhe gjithë bashkitë dhe populli nuk u duk gjëkundi pas nesh se u tretën edhe ata që bashkive që i nxirrnim në protesta. Kur ikën të gjitha dolën edhe nga parlamenti na thanë oburra te Unaza e Re se aty do ta kapim, se do vijë populli e ska më shans. U ngrysëm me muj dhe e vetmja fitore qe i nat që Edvini tu u kthye nga Vlora, i ra nga Elbasani, populli nuk erdhi erdhën fadromat dhe ne na ngeli libri i çunit të Fahriut. Pastaj doli që lepri fle te teatri, oburra pas Lulit me dhënë jetën aty bashkë me popullin, iku dheeatri e populli prapë nuk erdhi se Luli na thotë se e paska synin te reforma zgjedhore.

Rama: Gramoz, edhe dy minuta

Ruci: Por, nuk transferohet koha zoti kryeministër

Hajdari: Jepja edhe minutat e mia

Ruci: Hapje IT, hape /albeu.com/

Shtuar më 28/05/2020, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori