Inaugurohet sot Qendra e të Dhënave Qeveritare
Në Tiranë inaugurohet sot qendra e të Dhënave Qeveritare. Në cermoninë e rastit i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Berisha. Qendra e parë e të Dhënave qeveritare është një investim prej 3 milionë dollarësh i qeverisë në kuadër të projektit "Shqipëria dixhitale".

Qendra shtrihet në një sipërfaqe prej 672 m2 dhe përfshin 11 ambiente për infrastrukturën teknike, monitorimin dhe sigurimin e shërbimeve elektronike. Aktualisht në këtë qendër të dhënash janë në funksionim mbi 12 shërbime të perqendruara qeveritare për rreth 60 institucione të administratës publike që përfshijnë Kryeministrinë, Ministritë dhe institucionet e tyre të linjës. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2013, ora 09:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori