RENEA “bilndon” Elbasanin, a do të kapet Talo Çela?

Forcat RENEA janë shfaqur në Elbasan pak minuta më parë, teksa njëri prej të kërkuarve kryesorë është Talo Çela.

Emri i tij doli në dëshmitë e Dumanit se autor i disa vrasjeve dhe gjatë momentit të operacionit, dyshohet se ai fshihej në një nga vendet ku po kërkonte RENEA.

Ndërkohë pritet të shihet në orët në vijim se si do të shkojë operacioni në fjalë dha a do të bjerë në prangat e policisë i shumëkërkuari.

Kujtojmë se dëshmitë e Dumanit “fundosën” shumë persona të rëndësishëm të botës së mafies.

Bëhet me dije se aksioni është organizuar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” dhe deri më tani janë shoqëruar të paktën 10 persona./albeu.com/


Shtuar 9.06.2022 18:06