Inaugurohet qendra e mbikëqyrjes elektronike, Shqipëria lider në rajon
U inaugurua sot projekti "Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor", projekt i cili ka nisur para disa muajsh.

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha se ky sistem do të ulë ndjeshëm shpenzimet ndërsa do të jetë një projekt pilot për personat që janë në arrest shtëpiak.


"Ul në mënyrë të ndjeshme shpenzimet e miliona eurove, për ruajtjen dhe trajtimin e të dënuarve por dhe të arrestuarve në banesa. Sistemi nuk lejon daljen nga perimetri që cakton gjykata por identifikon në kohë reale me vetëm 1.6 m distancë, vendndodhjen e subjektit. sistemi pilot për rastet e arresteve shtëpiake", tha Halimi.



Sipas Ministrit ky sistem redukton procedurën, kursyen para për shtetin, redukton, burokracinë duke patur nën kontroll sigurinë publike.


I pranishëm në ceremoni, Ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth tha se kjo është një metodë e njohur në BE, si një zgjidhje alternative ndaj qëndrimit në burg. Ai e quajti një sistem modern dhe efektiv. Në këtë rast sipas tij, nuk bie ndesh drejtësia penale me të drejtat e njeriut, por mund të funksionojnë paralelisht. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2012, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori