Zbulohet lidhja e dashurisë së DJ Sardit, kush është vajza që i ka marrë zemrën (FOTO LAJM)

Dj Sardi është prej vitesh tashmë një nga personazhet më të pëlqyer nga publiku e sidomos nga femrat dhe një nga dj-t më të kërkuar në jetën e natës. Sardi është komentuar shpesh edhe për jetën private të cilën gjithnjë ka preferuar ta ruajë larg syrit të publikut.

Kështu ka vepruar edhe këtë herë pas Sardi është prej kohësh në një lidhje dhe e ka mbajtur të fshehtë. Ka qenë agjenti i emisionit “Thumb On”, ai që ka zbuluar lidhjen e re të Sardit.

Sipas agjentit, Sardi është i dashuruar kokë e këmbë. E dashura e tij nuk është personazh publik dhe agjenti e ka mësuar identitetin e saj, por momentalisht nuk e zbulon publikisht.


Shtuar 13.01.2020 07:56