Inagurohet qendra e kontrollit të trafikut në Tiranë
Kryebashkiaku Lulzim Basha mori pjesë sot në inaugurimin kontrollit dhe menaxhimit të trafikut. Në fjalën e tij Basha u shpreh se kjo qendër moderne bën të mundur kontrollin e trafikut në të gjitha nyjet kryesore të kryeqytetit.


“Sot inagurojmë një nga qëndrat më moderne në rajon, qendër e cila bën të mundur kontrollin e drejtpërdrejtë me kamara dhe semafor të komanduar nga kjo qendër për të gjitha nyjet e trafikut të qytetit të Tiranës. Për herë të parë ne kemi instaluar edhe semaforët me buton për këmbësorët. Dua të falënderoj të gjithë grupin teknik të bashkisë së Tiranës, BERZH për kredinë dhe qeverinë shqiptare që na mbështeti. Ky projekt vjen si një ndihmë për zgjidhjen e një nga problemet më të mëdha në Tiranë, trafikun”- tha Basha.

Basha ka theksuar se me kete qender lehtesohen qytetaret, ulet ndotja ne qytet, kursehet koha dhe karburanti. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2013, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori