Inagurohet pedonalja e Beratit, Rama: Do nxjerrim në pah thesaret e qytetit
Kryeministri Edi Rama ka inaguruar ditën e sotme pedonalen e qytetit të Beratit si dhe ka inspektuar rikonstruksionin e Urës së Goricës. Gjatë këtij aktiviteti ai theksoi se ky është një premtim i mbajtur i fushatës së PS-së.

"Krenar pasi ky është vetëm fillimi. Në një vit kemi investuar më shumë se 10 vitet e fundit", u shpreh Rama.

Më tej ai theksoi se këto projekte çelin rrugë të reja për ekonominë.

"Do punojmë të nxjerrim në pah thesaret e qytetit. Edhe në Berat nuk do lejojmë ndërtime pa leje", u shpreh kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2014, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori